Berisha, entusiast për një bashkim të shpejtë të PD

Berisha, entusiast për një bashkim të shpejtë të PD

54
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh entusiast këtë mbrëmje për një bashkim real të PD para zgjedhjeve lokale.

“Jam i bindur se ekziston çdo bazë për një bashkim të vërtetë në një betejë shumë të rëndësishme për PD, demokracinë dhe vendin në tërësi”, tha Berisha në “Opinion”.

I pyetur nëse palët do të tërheqin padinë në gjykatë për vulën e firmën e PD, Berisha thekoi se nuk paragjykonte asgjë.

“Nga grupi ynë ka zero kushte, tërësisht të hapur, por me çfarë kam dëgjuar edhe palët tjetër nuk kanë kushte dhe bashkimi kështu ndodh. Ata janë anëtarë të PD, deputet të PD, ata nuk janë forcë tjetër demokratike. Nuk paragjykoj asgjë. Hapat që ata kanë bërë janë plotësisht të pranueshëm dhe hapat që na takojnë ne, jemi të hapur, dhe absolutisht pa kushte se po filluam kushte, nuk ka marrëveshje”, shtoi ai. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY