Një ‘skifter’ tjetër dorëzohet nga Laçi në Itali, është dënuar me 11...

Një ‘skifter’ tjetër dorëzohet nga Laçi në Itali, është dënuar me 11 vjet burg

35
0
Shares

I dënuar me 11 vite e 5 muaj burg për vjedhje në Itali, lokalizohet dhe kapet në Kurbin 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjormi”, si rezultat i të cilit u kap në fshatin Gjormë, shtetasi A. (D).P. 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë.

Këtë shtetas, Gjykata e Imperias / Itali, me vendim penal në vitin 2013, e ka dënuar me 11 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi i tij, u bë i përkohshëm me qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku vijojnë procedurat nga Interpol Tirana. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY