“Kryeministri Edi Rama turpëroi Shqipërinë si kryeministër dhe dëmtoi Kosovën si aleat në momentin më delikat të anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës. Foli si përfaqesues tipik narkoshteti”, thuhet sot në një deklaratë të Partisë Demokratike, publikuar bga zëdhënësja e PD, Floriana Garo.
Deklarata:
Edi Rama u nxori dje nostalgjikëve mallin e Enver Hoxhës.
Me të njëjtën mbipeshë, të njëtën stërzgjatje, me gishtin e ngritur lart, madje edhe kostumin e gjerë të udhëheqësit lindor, me mendjen e tij, ai e vuri poshtë ‘kampin kapitalist’.
Duke e ditur se ishte para jurisë europiane, ai u kthye vetë në prokuror dhe në gjykatës. Ai i ‘ktheu tavolinat’ në një akt prej gangsteri politik.
Fjala e tij ishte një imititim i shëmtuar, një kolazh a-historik i fjalimeve të Fidel Kastros, Enver Hoxhës dhe Muamar Gedafit.
Ne pamje të parë patriotik, por në esencë antishqiptar, Rama foli sikur te ishte Lukashenko i Bjellorusise. Kryetari i një republike me rekord të zi në të drejtat e njeriut, media dhe demokraci. Në këtë kuptim i foli subkoshienca.
Ai turpëroi Shqipërinë si kryeministër dhe dëmtoi Kosoven si aleat, ne momentin me delikat te antaresimit te saj ne Keshillin e Europes.
Ai foli si perfaqesues tipik, jo i një vendi anëtar por i narkoshtetit të parë dhe të vetëm ne Europë.
Taktika e tij ishte e qartë: le të flasim për një cështje të cilën nuk e ndryshoj, dhe as nuk ma var njeri, për të shmangur sikletin e ballafaqimit për vendin të cilin drejtoj.
Nëse Rama nuk do të ishte zgjatur në një fjalim megalo-maniak për gjendjen e universit, parlamentarët e Strasburgut do ta pyesnin për sigurinë në vend, shpopullimin, korrupsionin, krimin etj.
Falë kësaj piruete ai shmangu sikletosjen në Tiranë, por u turpërua dy herë.
Sepse, për shqiptarin turpërimi në sy të botës është dy herë turp.
Këtë turp e faqe të zezë e pasqyron akti i pashembullt, bojkoti që iu bë darkës së tij, ndonëse kryeministwr i nje vendi anëtar i Keshillit te Europes, dhe vendi anëtar te Natos, dhe qe ka hapur negociatat me BE, nga Komiteti Presidencial dhe grupi me i madh parlamentar i Asamblesë.
Edi Rama nuk turpëroi vetëm veten. Duke qenë se ai ishte atje si kryeministër i Shqipërisë, bën me turp të gjithë shqiptarët. Nje turperim i tille nuk edhte regjistruar ndonjë here ne kujtesën 73 vjeçare te Keshillit te Europes.
Por, dihet tashmë se Rama dhe shpura e tij nuk kanë turp. Kjo dukej edhe në nurin e Elisës që shkëlqente kur Skënderbeu i saj, pasi kish magjepsur Parisin, po marroste Strasburgun.
Se çfarë prodhojnë fjalime të tilla “heroike” dhe “patriotike”, kthehuni pak në histori dhe kujtoni se si shqiptarët dolën në vitin 1990 me brinjët pas barkut.
E verteta e hidhur eshte se ai ne Strasburg mbrojti Kosoven si mik i Vuçiçit dhe vetem si mik i tij.
I mundur nga diabeti i pushtetit, Edi Rama, pasi shfryn kundër cdo kritiku në Tiranë, vihet të shajë edhe jurinë në Strasbourg.
Problemi është se, vendimi i jurisë mund të kthehet kundër Shqipërisë edhe mjerisht, kunder Kosoves. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/