Vajza e Fiqiriut në Klos dëshmon: Më bënin shantazh përmes instagramit. Por...

Vajza e Fiqiriut në Klos dëshmon: Më bënin shantazh përmes instagramit. Por ka edhe diçka tjetër

356
0
Shares

Është publikuar dëshmia e vajzës së autorit të dy vrasjeve dhe 2 plagosjeve në Klos, Fiqiri Mjeshtri.

Ajo ka deklaruar para hetuesve se ajo shantazhohej në Instagram nga dy të rinjtë Renado Hasula dhe Kenado Shira, këto dy të fundit ishin kushërinj të parë mes tyre (djem tezesh), transmeton Report Tv.

Vajza prej 5 ditësh nuk shkonte në shkollë.

E pyetur nga babai ajo ka treguar arsyen, ndërsa ky i fundit, bashkë me dy vëllezërit, ka kërkuar sqarim me dy djemtë dhe prindërit e tyre. Ato janë ulur në një lokal në Klos dhe aty ka nisur konflikti mes tyre. Sipas burimeve, Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar me 6 plumba.

Ndlrkaq në një postim në rrjete sociale, ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka shkruan se mes dy familjeve kishte një konflikt të njohur pronësie prej vitesh.

“Ajo që nuk na thuhet. Dy fiset Shira dhe Mjeshtri në Klos janë në konflikt prej më shumë se katër vite për probleme pronësie.

Policia ka qenë në dijeni të plotë dhe nuk ka marrë asnjë masë për të ndjekur problematikën dhe parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Për më tepër, vëllai i autorit të krimit është polic bashkiak dhe në kontakt të përditshëm me autoritetet”, shkruan ndër të tjera Noka. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY