Pse u mbajt në qeli miku i Dokles, Fatjon Murati

Pse u mbajt në qeli miku i Dokles, Fatjon Murati

69
0
Shares

Endrit Dokle, dikur anëtar i njohur i Bandës së Durrësit qëndroi vetëm pak orë në ambientet e Policisë së Tiranës, dhe më pas u la i lirë, por nuk kishte të njëjtin fat miku i tij Fatjon Murati.

Dokle u lirua sot në mëngjes sëbashku me Gentian Reçin me të cilin ka lidhje familjare.
Ndërkohë policia vuri në pranga 32 vjeçarin Fatjon Muratin i cili rezultonte të ishte një i shpallur në kërkim prej korrikut të këtij viti kur në Tiranë u zbulua një bazë ilegale armësh. Murati akuzohet se është poseduesi i tyre.

Fillimisht u arrestua 25-vjeçari Kristjan Gjini që i kishte në ruajtje në dy ambiente të ndara. Në njoftimin e saj zyrtar policia thotë se edhe Murati është posedues i armëve bashkë me 25-vjeçarin e arrestuar në atë kohë.

32-vjeçari Fatjon Murati është person me precedentë edhe në Itali. Më herët ai është kërkuar për t’u marrë në pyetje edhe në lidhje me një vrasjen e 3-fishtë që ndodhi në Fushë Krujë verën e këtij viti.

Ndërkaq Dokle është i liruar me kusht. Fakti që kapet me persona në kërkim e penalizon edhe atë. Policia ka pasur arsye ta mbante edhe atë në qeli por nuk e bëri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY