Policia e konfirmon: Endrit Dokle ende në polici, mësohet personi që shoqërohej

Policia e konfirmon: Endrit Dokle ende në polici, mësohet personi që shoqërohej

62
0
Shares

Personi i ndaluar këtë mbrëmje në Tiranë bashkë me Endrit Doklen është një emër i njohur për polivinë. Ai është Fatjon Murati dhe është një ndër 6 personat që po hetohet për vrasjen e kryer në Fushë Krujë ku u vranë e më pas u dogjën 3 persona.

“Në kuadër të kontrolleve “blic” për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim Fatjon Murati, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, Endrit Dokle 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç”, njoftoi policia.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Fatjon Murati, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore . r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY