“Promovim i të rinjve demokratë dhe rivitalizim i strukturave në të gjithë Shqipërinë, hap kryesor drejt së ardhmes”, Besart Xhaferri takim me strukturat drejtuese të FRPD-së.
Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me strukturat drejtuese të Degëve të FRPD të qarqeve Tiranë, Elbasan dhe Durrës në selinë e Partisë Demokratike.
Gjatë takimit u hodhën ide dhe u shpalosën platforma mbi rritjen e interesit të të rinjve për t’u përfshirë në politikën aktive.
Promovimi i të rinjve demokratë është hapi kryesor drejt së ardhmes. FRPD dhe kryetari i saj janë të vendosur për të rivitalizuar strukturat në të gjithë Shqipërinë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/