FIER/ Lokali, bazë për shitjen e narkotikëve, kapen mijëra euro nga xhiro...

FIER/ Lokali, bazë për shitjen e narkotikëve, kapen mijëra euro nga xhiro e ditës

46
0
Shares

Policia e Fierit dhe FNSH Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bashkëpunimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. Gj., 46 vjeç, banues në Dërmënas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”;

-L. G., 30 vjeç, banues në Pojan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-D. Ll., 28 vjeç, banues në Pojan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pojan, në lokalin në pronësi të shtetasit E. Gj., në të cilin ndodheshin edhe shtetasit L. G. (i dyshuar se furnizonte me lëndë narkotike pronarin e lokalit) dhe D. Ll. (i punësuar si kamarier), u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike dhe kanabis, 1 armë gjahu me një sasi fishekësh dhe 18.380 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. G., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtraie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY