“Rama e hoqi rentën, kjo ndodh vetëm në sistemet koloniale”

“Rama e hoqi rentën, kjo ndodh vetëm në sistemet koloniale”

34
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Libohovë se kryeministri Rama vendos taksën më të lartë në botë për naftën në një vend që prodhon një sasi të njëjtë nafte me atë që konsumon por nuk përfiton asgjë.

”Rama e hoqi rentën, kjo ndodh vetëm në sistemet koloniale”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Çfarë ndodh me turizmin? Bëhet një mollë e ndaluar për shqiptarët. Duhet të shkojnë të pushojnë në vende të tjera se u del më lirë bileta me EasyJet se sa të zbresin nga Tirana në jug prej naftës. Vendi prodhon 1 milion ton naftë. Por çfarë përfitojnë shqiptarët? Çmimin më të lartë të naftës, ndër 2-3 vendet më të larta në Europë. Çmim më të lartë se Kosova, se Mali i Zi dhe Maqedonia që nuk prodhojnë asnjë ton naftë. Kjo sepse Rama vendos mbi naftën, taksën më të lartë në botë, vendos atë taksë aq sa rritet nafta në Uashington.
Kjo ndodh vetëm në sistemet koloniale. Nuk ndodh në asnjë vend tjetër. E vendosëm rentën, që të ndihmohen komunitetet. Ajo taksë u merrej sipërmarrësve dhe u mbetej komuniteteve. Nuk e shpikëm ne, ajo ishte taksë për të bërë dallimin nga sistemet koloniale. Në mënyrë të verbër, e hoqi rentën. Të vetmen që nuk duhej ta hiqte.

Edi Rama ka vendosur një sistem persekutimi ndaj shqiptarëve”

Edi Rama ka vendosur një sistem persekutimi ndaj shqiptarëve. Nuk ekziston kund në Europë një sistem i tillë. Unë vij këtu dhe kam qenë jashtëzakonisht i prekur nga akti i një mësueseje, 30 vjet mësuese shembullore. U shërbeu fëmijëve tuaj, i shërbeu komunitetit tuaj dhe nxirret shtëpiake vetëm për motive politike.
Do u them një gjë: ne që kemi përjetuar diktaturën, për ata që i kishte armiq klase, i cconte në kampe përqendrimi, burgje, por një qëndrim të tillë ndaj një mësueseje 30 vite në detyrë, nuk e mbante kurrë. Nuk imagjinohej.
Ky është një skenar i turpshëm, një akt i turpshëm, që tregon krizën totale morale të këtij regjimi. Ti nuk mund të sillesh në atë mënyrë. Sigurisht, ose përcakton status, ose ndan ato orë sicc janë. Por kjo nuk ndodhte në diktaturë. Nëse nuk ishte i klasifikuar armik klase, sistemohej në një ëmnyrë apo tjetër, por nuk flakej.
Kudo që shkoj, gjej qindra e qindra qytetarë të dënuar, intelektualë, profesionistë, të larguar për motive politike. Ky është një sistem persekutimi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY