EMRAT/ Krujë, sekuestrohet kanabis, para dhe celularë. Detajet e operacionit

EMRAT/ Krujë, sekuestrohet kanabis, para dhe celularë. Detajet e operacionit

51
0
Shares
Arrest

Policia e Krujës ka organizuar dhe finalizuar megaoperacioni policor antikanabis të koduar “Survey”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-Artan Elezaj, 35 vjeç, Afmez Elezaj, 41 vjeç ( vëllezër), Sokol Xaka, 24 vjeç, G. Ll., 36 vjeç dhe P.ërparim Kasa, 47 vjeç.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit Muharrem Xaka, 26 vjeç (vëllai i shtetasit të arrestuar S. X.) dhe Bilal Afmeti, 37 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në kohë dhe në ambiente të hapura të ndryshme, 1353 bimë narkotike, në zona të pyllëzuara të fshatit Bruz Mal, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar përgjatë periudhës hetimore. Në vijim të kontrolleve në kuadër të operacionit “Survey”, në banesën e shtetasit të arrestuar G. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 5.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis e gatshme për shitje. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu, të dyshuara të përfituara apo të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasve M. X. dhe B. A. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY