Deputetja që mbështet Berishën, Sorina Koti, takim me ambasadoren Kim

Deputetja që mbështet Berishën, Sorina Koti, takim me ambasadoren Kim

47
0
Shares

N/Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë Sorina Koti u takua sot ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Opozita është denoncuese dhe në terren me qytetarët, nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk funksionin shteti i të drejtës dhe institucionet publike, tha ndër të tjera në takim deputetja Koti.

Pavarësisht se takimi u bë në komisionin e Ekonomisë në prani edhe të kryezarit socialist të Komisionlt, Eduart Shalsi, kjo është hera e parë që ambasadorja takon një deputete që mbështet Berishën.

Prononcimi për media e n/kryetares së Komisionit të Ekonomisë Sorina Koti, në Kryesinë e Kuvendit:

Ambasadorja theksoi se reformat duhet të jenë akoma më të thella, më agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg.

Ajo që cilësova është që pjesa e qeverisjes është ajo që mban peshën më të madhe në këtë gjë.

Opozita është denoncuese, është në terren, është me qytetarët, por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk po funksionin shteti i të drejtës apo institucionet publike.

Kjo ishte ajo që unë raportova tek ambasada amerikane. Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët sepse shqiptarët duan shpresë.

Dhe shpresoj se nëse do të ketë dëshirë dhe politikanët do të jenë të ndershëm ashtu siç e kërkojnë të gjithë votuesit dhe ne që i përfaqësojmë ata, mendoj se jemi në rrugën e duhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY