Ish-deputeti i PD, Gert Bogdani tha sot gjatë një interviste në euronews me gazetaren Esmeralda Mulaj se është i gatshëm që të kandidojë për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Bogdani tha se kjo është një gjë që ia kanë kërkuar prej kohësh baza dhe qytetarët e Tiranës.
“Asnjëherë s’i kam bërë bisht sfidave, dhe sidomos në këtë rast që është sfidë e rëndësishme. Prej kohësh ma ka kërkuar baza, qytetarët e Tiranës se ka ardhur koha për një ndryshim në Tiranë. Këta që firmosin lejet e ndërtimit nuk e shohin jetën në Tiranë”, tha Bogdani.
Sipas tij, situata që po kalon PD brenda vetes e bën më të vështirë, pas siç tha opozita ndodhet përballë një kundërshtari që ka para të bëra me korrupsion.
Bogdani është emri i dytë i lakuar nga opozita si kandidat pas atoj të Ilir Alimehmetit. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/