“Pas çdo firme që vendos Rama është një vjedhje e re. Pas...

“Pas çdo firme që vendos Rama është një vjedhje e re. Pas çdo ligji që sjell në parlament, ka një grup interesi”

38
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi sot konferencën e përjavshme me mediat në qytetin e Gjitokastrës.

“Çdo ditë, çdo javë që kalon, regjimi i Edi Ramës bëhët mëabuziv. Vjedh më shumë, mashtron më shumë dhe ka humbur terësisht sensin e njerëzisë”, tha Berisha që në fillim të konferencës.

Sali Berisha: Kurrë ndonjëhërë Shqipëria nuk ka qenë më e pasigurte sesa këto ditë. Vetëm shktërrimi i sitemit të TIMS dhe MEMEX, sidomos TIMS është totalisht i shkatëruar. Ka bërë të mundur që në vend të futen qindra e qindra kriminelë për qëllime të mbrapshta. Ka bërë të mundur që nga vendi të largohen qindra e qindra të tjerë të cilët duhej të përballeshin me drejtësinë dhe kjo ështëabsolutisht operacion i kryer nga brenda sistemit. Operacion që kishte vetëm një qëllim, të zhdukë gjurmët e lidhjes së politikës me krimin.

Të zhdukeshin gjurmët e udhëtimit të Taulant Ballës 54 herë me një super trafikant. Të zhdukë gjurmët e thasëve me euro që këta trafikantë dhe krimineë I kanë dorëzuar politikanëve. Kishte qëllim transformimin e vendit nën urdhërat e rimit.  Një polic që ishte një lloj pengese,jo se kishte aftësi por dukej që nuk kishte lidhje me krimin, u largua në mënyrën më mafioze nga detyra e tij.

Shqiptarët në mënyrë absolute nuk morën vesh asnjëfjalë asnjë argument se pse kryepolici i vendit u largua nga detyra, përveç lidhjeve të Çuçit me Ramën. Përveç rënies së tij në hekur të nxehtë. Ndaj dhe dënoj me ashpërsi këtë akt. Dënoj qëndrimin, fshehjen që bën Edi Rama, Bledi Çuçi.

Ka çuar tani një zëdhënës të vetin, se atë shefin e SHISH e dërgoi për shkollim, në një stilt ë vjetër, se paska qenë pa shkollë ky Helidoni, dhe çoi këshilltarin e tij që nuk është marrë kurrë me shërbimet inteligjente. Është marrë me 100 punëra të tjera, por jo me shërbimet inteligjentë, ai që drejton tani sipas urdhërave të Ramës. Pra, ka shtrirë tërësisht kontrollin në çdo qelizë.

Siguria është më në rrezik se asnjëherë. Shkalla e papërgjegjëshmërisë së tij është më e madhe se çdo kohë tjetër.  Pas çdo firme që vendos është një vjedhje e re. Pas çdo ligji që sjell në parlament, ka një grup interesi.

Situata po bëhet katastrofike. Krahas vendosmërisë për të marrë pjesë në zgjedhje, ka një vendosmëri të madhe për të ecur drejt protestave të përgjithshme kombëtare dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Ndaj dhe shfrytëzoj këtë takim me ju për t’ju bërë thirrje dhe njëherë shqiparëve kudo që janë, arsimtarëve, mjekëve, infermierëve, punonjësve të ndërmarrjeve publike, e në veçanti bizneseve të vogla që po përjetojnë një tirani të vërtetë të çmimit të energjisë dhe taksave që kanë dhe që i presin. Të ngrihemi kundër këtij dhunimi të çdo norme, ligji për një vend të lirë. Dhe t’i presim Edi Ramës faturën që meriton.

Do ta mbyll me këtë fjalë. Nëse marrim 100 vitet e fundit, ajo që quhet qeveri e Edi Ramës me Edi Ramën në krye ka vjedhur më shumë se çdo qeveri. Dhe se të gjithë hajdutët e Shqipërisë në 110 vitet e marra së bashku.  Kurrë në këtë vend, vjedhje që tejkalojnë vjedhjet e 110 viteve nuk kanë ndodhur siç kanë ndodhur me këtë qeveri.

Ndaj i ftoj shqiptarët të ngrihen në një protestë për dinjitetin, ekzistencën, qenien dhe të ardhmen tonë.


Pyetje përgjigjet e Berishës me gazezarët në Gjirokastër:

Pyetje: Ka një blackout nga autoritetet vendore. Nuk ke ku të ankohesh, ku te gjejmë një lloj mbrojtje. Krerët e shoqatave të gazetarëve, njëri është inspektor skene, punon dhe tjetri inspektor pyjesh. Nuk janë fare gazetarë, janëinspektorë. Aty ka ngelur çengeli i mbrojtjes së gazetarëve.

Sali Berisha: Lidhur me blackout, është ligji i mafias. Dallimi esencial mes një qeverie e cila ndjehet e lirë dhe jo e kapur, është transparenca dhe terri, me terrin që krakterziohet me qeveritë e kapura, mafioze, totalitare, të cilat nuk respektojnë norma, ligje standarde, por ndjekin rregullat e ruajtjes së pushtetit të tyre. Qëndrimi i Edi Ramës ndaj medieve, është gjithashtu një remineshencë e trashëguar ndaj armiqve, kundërshtarëve, kritikëve. Ai ka një involucion real. Një njeri që në vitin 1990, vinte dhe propagandonte standardet e lirisë së fjalës, shkruante për to, tani rikthehet në standardet e etërve të tij. Nxjerr nga subkoshienca ato standarte. Është famoz, unik në Europë për mallkimet e tij ndaj gazetarëve. Është unik në Europë për kërcënimet për riedukim. Ai po të kishte kampe përqendrimi, çdo gazetar kritik do të kishte përfunduar, në riedukim, kamp, të çonte në kënetë, se përdorej gjatë diktaturës, shko në kënetë, në riedukim. I dalin nga subkoshienca këto.

Në rast se u kujtohet zonja e tij, shtroi vite më parë njëherë dhe për të fundit herë një darkë në pallatin presidencial për gazetaret. Aty në fjalim u foli për gjilpërat me helm që ato i bënin burrit të saj. Pra sigurisht që këto ishin të gjitha mendime të Ramës, por nuk kisha dëgjuar kurrë, vetëm në libra mund të lexosh, se gazetarët që kritikonin të shoqin, i bënin gjilpëra me helm atij. Pra, mos ma helmoni burrin. Pra ka një problem. U ndala në këtë moment, sepse harrohen gjërat, por kjo është reale dhe unë kam reaguar në atë kohë, kur ishte përdorur termi gjilpërat e helmatisur për gazetarët që bënin artikuj kritik. Në këtë aspekt ata kanë një problem familjar me median, fjalën e lirë dhe rruga e vetme është largimi i tyre nga pushteti. Standardi ynë ka qenë asnjë padi ndaj gazetarëve. Ndonjëherë mund të kem paguar unë ndonjë çmim, por nuk më bën mua që të tërhiqem. Ky do të jetë qëndrimi i prerë i PD në pushtet.

Lidhur me mbetjet, ju e dini, lexoni. Magneti i mafias në Shqipëri dhe botë janë plehrat. Aty e gjejnë në plehra, shpërthejnë të gjitha pasionin e tyre të çmendur për të vjedhur qeveritarët. Sepse nuk kanë asnjë standard. I lënë me javë të tëra dhe thonë se kanë qenë para dy muajsh, janë 100 kg thonë janë 2 ton. Me një fjalë jo rastësisht është e gjithë kjo, pse Shqipëria është modelit që qeveria është shndërruar e tëra në mafian e plehrave, sepse ato janë burim pasurie të jashtëzakonshme. A mund të imagjinoni ju fushën e Sharrës në të cilën pronarët Rama dhe Veliaj, u marrin qyterarëve shqiptarë 29 euro për ton. Por toni i tyre mund të jetë 1 kuintal, e dini ju si shtohen. Një fushë plehrash, kthehet në një minierë floriri për to.

Dy fjalë për Gjirokastrën. Këta zotërinj i kam dëgjuar të rrahin gjoksin se kanë investuar, bërë, seç kanë bërë. Ministrja Kumbaro kalon nga bujtina në bujtinë me gotë në dorë, le të shkojë. Por problemi është se këtu ngjitur me ne, është Gjykata e Apelit, e mbyllën. E zhveshën Gjirokastrën nga çdo institucion. Ju jeni dëshmitarë, që ne filluam të aplikojmë praktikën e rikthimit të institucioneve në qendër të qytetit. Nuk është se s’kishte disa vështirësi, por ishin plotësisht të zgjidhshme. Nëse qeveria vendos të rivitalizojë qytetin dhe të mos lejojë që nga viti në vit, dekada në dekadë të bëhet më e paktë dhe të shkojë drejt mbetjes së një qytet gjysëm i gjallë, gjysëm i vdekur. Qeveria ka në dorë dhe duhet të marrë masa të forta për të realizuar këto gjëra. Gjirokastra është e njohur, sit vend i listuar në trashëgimnitë në UNESCO. Kjo do të thotë se çdo njeri që vjen në Shqipëri do ta vizitojë dhe vijnë shumë. Me çfarë merren këta qeveritarë. Këta e kanë hallin tek shtatorja dhe shtëpia e Enver Hoxhës. Më shumë për ta reklamuar dhe për ta braktisur Gjirokastrën në çdo aspekt dhe respekt. PD do të bëjë gjithçka për ta rivitalizuar. Do të rikthejmë institucionet edhe si kusht për ta mbajtur gjallë qytetin. Nuk duhet dorëzuar Gjirokastra. Shikoni sarajet e Angonatëve, të tjerëve. Është qytet që i ka mbi kala. Dëshmon për krenarinë e madhe të banorëve të saj me qytetin. Kurse Edi Rama bashkë me këtë kryetarin që është me 100 probleme, që nga shkollimi. Thonë që është mjek pa shkollë të mesme, por duhet të bëni ju një investigim për këtë punë. Di një gjë, që kujdeset më shumë për xhepin e tij e për Gjirokastrën. Pra, po e zbrazin Gjirokastrën, por zbrazin Shqipërinë, por Gjirokastra ka disa specifika, kërkon një kujdes të veçantë.

Pyetje: Ju keni thënë se do të ketë një rithemelim të PD, apo ndryshim të kësaj partie. Po shohim që në struktura janëemrat e vjetër që sollën dështimin e kësaj partie. Nga ana tjetër, kemi të rinj që janë të zotë, por këta të rinj janë në hije, pasi nuk i lënë të vjetrit. Si mendoni, rithemelimi do të vijë me të njëjtë emrat që kanë sjellë dështimin e kësaj force politike, apo do të kemi të rinj që do të sjellin besim. Kemi pasur protesta të shumta, por opozita në Gjirokastër ka qenë inekzistente.

Berisha: Rithemelimi! Rithemelimi është në vlerësimin tim kushti themelor i ekzistencës ose mos ekszistencës së PD. Unë këtë vlerësoj. PD kaloi një proces të pashembullt në historinë e një force politike. Një betejë në rrafshin filozofik në mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Të vërtetës, të qenies së saj një forcë e vërtetë politike, apo të qenies së saj një fasadë-opozitë. Të pranimit të saj, të një akuze pa asnjë bazë, fakt e dokument, e të delegimit të ndërgjegjjes së anëtarëve të saj tek tjetri, apo përmbajtjes së të vërtetës me çdo kusht. U gërshetuan këto të dhëna. Dhe në fakt PD shkoi drejt alternativës ‘Të jesh apo të mos jesh’. Mendoj se PD për të jetuar, kishte si alternativë të vet ndryshimin e thellë, ose të zhdukej si një fatkeqësi kombëtare. Pse fatkeqësi kombëtare. Për një opozitë, nuk ka sëmundje më fatale se sa ajo e opozitarizmit. Cila është, si shfaqet kjo. Unë jam mirë, dal para jush, flas në emër të një partie që nuk fiton ndonjëherë, shkoj në shtëpi, vij radhën tjetër, flas para jush, bëj një konferencë dhe e lë pushtetin në ‘perpetuum mobile’. Kur thashë për kryetarin, e shtrimë në të gjitha nivelet këtë dhe në këtë kontekst kjo sëmundje është frenuar. Sot ka një opozitë e cila po bën gjithçka që të jetë opozitë e vërtetë.

Në kuadrin e rithemelimit, ka disa komponentë. Programi. Ju garantoj se ka një kthim të plotë në programin e saj. Kjo është parti e lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Parti e pronës, iniciativës së lirë, taksave të ulëta, nuk lëvizim nga këto ne. Këto do të jenë shtylla kryesore programit të saj. Ka prap ndryshim të madh. Premtuam votën në një shoqëri që po humbiste sensin e votës. Një shoqëri ku vota shitej e blihej rëndom, ku vota rrëmbehej nga qeveria, ku qeveria shndërronte shtetin në shtet elektoral dhe me të drejtë qytetarët thonë se qytetarët nuk ka vlerë. Po ju them se pa votë kurrë nuk ka të ardhme. Kushti i të gjitha kushteve është që ne të votojmë të lirë. Rama e zhduki votën në PS. Fatos Nano i solli disa ndryshime. Zgjidhnin kryetarët e degëve me votë, por këto i fshiu Edi Rama, i fshiu për të përgatitur një grup drejtuesish të cilët nuk pyesin më për vullnetin e lirë të anëtarëve të partisë dhe qytetarëve. Rrezikshmëri shumë e madhe. Për të mos pësuar një gjë të tillë, pas luftës së dytë botërore, parlamenti gjerman i detyron partitë të zbatojë disa norma demokratike në jetën e saj. Në Gjermani nuk mund të ndodhë kurrë që një parti të thotë nuk më duhet gjë të votojmë se i zgjidh unë. Ne i dhamë fund kryetarokracisë. Nuk ka kryetar dege të PD në Shqipëri që të jetë zgjedhur me rekomandimin e Sali Berishës, komisionit të rithemelimit apo kryesisë së partisë. Hapi i dytë më i madh në këtë drejtim është kjo që do të bëjmë me kandidatët. Nuk do të votojnë vetëm anëtarët e PD, por edhe simpatizantët e saj, sipas listave që do të bëjnë seksionet e PD dhe jo kryetari i PD. A po përpiqemi ne të ndryshojmë këtë forcë politike para shqiptarëve, po. Apo shënojmë ndryshime, po, a duhen ndryshime të tjera, plotësisht dakord. PD duhet të hapet plotësisht dhe do të hapet, ju garantoj. Unë jam njeri që persistoj. Sekreti im është persistimi. Gabojmë ata që mendojnë se harroj ata që them dhe nuk qëndroj atyre që them. As nuk i harroj, as largohem sepse para se ti them, është se unë besoj tek ato. Mund të dështoj po jo të heq dorë. Prandaj dhe unë do të bëj gjithçka që PD të hapet ndaj të rinjve.

Vijmë tek të rinjtë. Patëm një garë të paparë në Shqipëri, në asnjë parti, forum. 6 të rinj, kandiduan, asnjëri prej tyre me kërkesë nga sipër, por secili me dëshirën e tij. Plotësonin çdo kusht për garë, i qëndruan deri në votën e fundit garës. Në këtë aspekt kjo garë ishte më pluralja që ka ndodhur ndonjëherë dhe me zero ndërhyrje nga kryetari apo kryesia e PD. A ishte e përsosur gara, jo absolutisht. Patën ankesa, shqetësime, që të gjitha do të shqyrtohen, por ata e pasuruan procesin e rithemelimit me garën që bënë. Ju garantoj se do të bëhet gjithçka për hapjen e PD ndaj të rinjve në Shqipëri dhe diasporë.

Pyetje: Cila nga partitë politike këto 30 vite e ka zhvilluar këtë komb dhe i ka dhënë popullit qasje dhe afrimitet që tëmos largohet, por të jetë krenarë që është në Shqipëri. Nëse ju do të tentoni të vini në pushtet, cilët do të jenë njerëzit qëdo të zgjidhni, do të vazhdoni me militantët e dikurshëm, do të hapni partinë apo të vazhdoni thjeshte të mbijetoni si parti politike.

Berisha: Dy fjalë për komentin. Një nga premtimet themelore që kam bërë në fushatën e 2005 ka qenë ndalimi i të gjitha padive nga administrata për gazetarët dhe unë nuk mund të flas për rastin konkret, por mund të garantoj se nuk ka pasur më shumë se 3-4 padi. Dhe zyrtarët që nuk kanë pranuar tërheqjen nga padia, u është kërkuar të tërhiqen administrata, sepse ai ishte një premtim elektoral. Ndalova në mënyrë të prerë paditë ndaj medieve dhe gazetarëve.

Ju me të drejtë flisni për të rinj dhe të vjetër. Por ju garantoj për një gjë. Nëse nuk do të kisha pasur në epiqendër qytetarin, mirëqënien e tij nuk do të kisha dyfishuar kurrë rrogat e punonjësve, arsimtarëve, mjekëve, infermiereve etj. Ka ndodhur një ndryshim gjatë asaj qeverisje. Ai ndryshim është më i madhi dhe më i padukshmi. Në vitin 2008 Shqipëria në të gjitha institucionet ndërkombëtare kaloi nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Ka një studim nga grupi i Bostonit që e vendos Shqipërinë në vendin e 4 për shpërndarjen në interes të qytetarëve të të ardhurave. Pse u vendos Shqipëria këtu. U vendos për shkak të investimeve që arrinin edhe 8-9 përqind të GDP në infrastrukturë në interes të qytetarëve, në shkolla, rrugë, ujësjellësa. U kujdesëm maksimalisht që qytetarët të ishin ata që të përfitonin nga taksat e tyre. Me një vendim qeverie hoqa makinat e të gjithë zyrtarëve përveç ministrave dhe u kursyen në atë mes 42 mln euro. Kam qëndruar vetë me një makinë të një ish-ministri socialist dhe e lashtë aty. Përpjekjet maksimale janë bërë që korrupsioni të luftohej në maksimum.

Këto 8 vite kanë qenë vite prapaktheu të Shqipërisë. Në vitin 2013 qytetarët shqiptarë ishin në krye të rajonit për rrogat më të larta në rajon. Sot janë 20% më të ulëta se Kosova. Sot pedagogët tanë të këtij universiteti këtu, të Tiranës. Nëse në Prizren e Gjakovë, paguhet me 1500 euro pedagogu, këtu paguhet me 50% më pak. Rrogat sot këtu janë më të ulta se në Kosovë dhe ne i kemi rrogat më të ulëta në rajon.

Çfarë bëmë ne. U anëtarësuam në NATO, morëm statusin e vendit kandidat që e bllokoi Rama me këshilltarët e Fierit. Shqipëria ndërtoi rrugë thotë KE-ja, më shumë se i gjithë rajoni së bashku. Nëse segmentet e para të rrugës Kardhiq-Delvinë u ndërtuan me 700 mijë euro kilometrin, në tërësi rruga kaloi me 3-4 fishin e atij çmimi. Kushti më themelor për zhvillimin e këtij vendi është lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. PD do ta bëjë këtë e do ta shndërrojë Shqipërinë në një ndër vendet më të zhvilluara. Shqipëria sot pasuritë e saj i ka mallkim, e jo bekim. Shqipëria ka potenciale për tu shndërruar në një vend të zhvilluar në rajon.

Pyetje: Zgjerimi me 12 milje i Greqisë në det…

Berisha: Prapa saj qëndron qëndrimi i papërgjegjshëm i Edi Ramës. Pse? Në të drejtën ndërkombëtare Greqia e ka të drejtën e zgjerimit të 12 miljeve, nuk ja mohon kush. Por Greqia deri në vitin 2021, i qëndroi ligjit të saj që reklamonte 6 milje. U negociua marrëveshja e parë. Nuk mund të them që ishte e përsosur. Këta që e kundërshtonin kërkonim të shpallnim Sarandën gji të thellë. Unë atë që nuk është nuk e shpall kurrë. Saranda nuk është gji i thellë. Greqia po tregohej serioze në negociata dhe marrëveshja u nënshkruar kur Greqia kishte reklamuar 6 milje. Në reklamimin e saj 6 milje të gjitha zonat e gazit dhe naftës binin në territorin tonë. Kjo marrëveshje ka një ekspertizë ndërkombëtare dhe thotë që këto them unë. E rrëzoi Edi Rama me Gjykatën Kushtetuese. Unë u them grekëve që kërkohet një tjetër rrugë nga gjykata. Atëherë u them ta çojmë këtë marrëveshje në Gjykatën e Hagës sepse në kushtetutën tonë dhe tuajën, e drejta ndërkombëtare prevalon mbi atë kombëtare. Fillimisht hezituan dhe më pas e pranuan. Dhe marrëveshja po shkonte në Hagë. Antonio Samaras ra dakord për 6 miljet, edhe Aleksis Tsipras ra dakord.

Çfarë ndodhi tani. Erdhën në pushtet dhe Rama e Ditmirin thonin se nuk shkojmë në Hagë ne, nuk kemi punë e zgjidhim ne. Por për ta zgjidhur kishte një vendim të Gjykatës Kushtetuese që të detyronte një për një se si të negociosh. I drejtë apo jo, ishte vendim gjykate. Ti nuk mund të negocioje kurrsesi pa pasqyruar në platformë të gjitha pikat e gjykatës. Këta nuk pasqyruan në platformë asnjë pikë të gjykatës dhe vazhduan 3 vite në një takim të vazhdueshëm me Kotsiasin dhe deklaruan se arritën një marrëveshje shumë më të mirë se e para. Shkuan në Korçë, erdhi ministri i Jashtëm grek për të sigluar draftin i cili kishte shkelmuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja diktonte një praktikë tjetër negociatash e cila përdorej për caktimin e kufirit bazuar në metodën proporcionale dhe jo të barazlargimit. Meta si president ua nxori kartonin e kuq. U tha, ju keni negociuar dhe keni bërë gjithçka në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese. Shkoi në Korçë Bushati dhe i thotë homologut tij se nuk e siglonin dot se kishin vendimin e Kushtetueses. Dhe ai u thotë, ç’punë kam unë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi ju keni negociuar me mua 4 vite. Jo po ne nuk na e lejon. Mire shkoni dhe Greqia kaloi direkt tek 12 milje. Përsëri këta çfarë bëjnë. Edi Rama thotë se e pranon. Greqia mund ta bënte se pengon dot, por kryeministri shqiptar nëse do të mbronte interesat e Shqipërisë do të thoshte se po i ndërron rregullat në mes të lojës. Por Edi Rama e mohoi procesin, tha nuk kemi marrëveshje, ua dha të gjitha në dorë. Tani rikthehet dhe thotë s’kemi konsensus. Edi Rama jo me këtë, por në të gjitha anët është konsumatori kryesor i tradhtisë kombëtare gjatë këtyre viteve.

Pyetje: Kreu i grupit parlament të PS, Taulant Balla dje deklaroi se takimin me Presidentin Begaj e ka kërkuar vetëOerd Bylykbashi, si është e vërteta. Tjetra është për një email të dalë në media për z. Meta ku e njofton se nuk duhet të jetë prezent në kongresin e ardhshëm për shkak të përkrahjes së tij të partive të djathta. Pyetja tjetër është për Bashkinë e Tiranës, keni konkretizuar diçka se cilës parti do ti përkasë kandidati.

Berisha: Pyetja e parë, shkurt. Jo një, po dy zyrtarë të lartë të presidencës, njëri shef kabineti dhe tjetri një funksionar i kanë telefonuar z. Bylykbashi për ti komunikuar kërkesën e Presidentit të Republikës për takim në presidencë, për të njoftuar se kemi të bëjmë me datën e zgjedhjeve. Çdo variant tjetër është gënjeshtër, por shumë e zakonshme për Taulant Ballën.

Lidhur me emailin, unë mendoj se Partia e Lirisë ka bërë përgënjeshtrim dhe sqarimet e veta. Më shumë se përgënjeshtrimi që kanë bërë nuk di.

E treta. Kandidaturat në Bashkinë e Tiranës do të jetë e përbashkët e opozitës shqiptare e cila do të nëpërmjet primareve, e hapur për eksponentë partiakë dhe qytetarë e specialistë, ekspert të fushatë të ndryshme.

Pyetje: Enkelejd Alibeaj në një intervistë ka deklaruar se PD do të hyjë në zgjedhje me kandidatët e saj, pra siç e quan ai me PD-në ligjore. Së dyti nëse Apeli nuk shprehet për logon dhe vulën e PD përpara zgjedhjeve lokale, do të ja kërkoni Partisë së Lirisë për tu regjistruar në zgjedhjet lokale. Ju thatë pak më parë se PD kishte humbur disa beteja dhe duheshin ndryshime rrënjësore, a është kjo arsyeja që ish-kryetari Basha është i përjashtuar nga ftesa juaj drejtuar grupimit Alibeaj për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme lokale?

Berisha: Dy të parat unë mund tu përgjigjem si vijon. Çdo përpjekje e Edi Ramës për të parandaluar fitoren e opozitës dhe rikthimin e saj në pushtet do të dështojë në mënyrën më të plotë. Lidhur me pyetjen e tretë. Siç e dini, problemi Basha është problemi i financimit rus, që ju siç e dini unë e kam kundërshtuar se nuk e kam besuar kurrë, artikullin e një gazete. Të cilin e kam denoncuar plotësisht në datën 14 prill të prillit që kaloi kur më informuar bashkatdhetarë nga SHBA që nuk kishin financuar ata, sepse Basha ka gënjyer, por Edi Rama u bë mburoja e tij dhe mbylli një çështje që nuk duhej mbyllur kurrë. E bëri Rama me urdhër për shkak të lidhjeve të tij me rusët, apo e bëri për të marrë peng Lulzim Bashën këtë nuk e di, por çështja e financimit e cila deri tani nuk ka asnjë tjetër të implikuar, pasi nuk ka hyrje dalje në arkën e PD, duhet sqarohet para se Basha të imagjinojë për të kandiduar për ndonjë post.

Pyetje: Një ndër sfidat e politikës shqiptare është bashkimi në një aksion të përbashkët politik. Ju keni ndërmarrëprimaret, ndërkohë që Alibeaj në një deklaratë ështëshprehur se për bashkimin real të PD, duhet shpirt. Së pari, si e komentoni këtë deklaratë të Alibeaj, së dyti sa garanci ka që grupimi tjetër të marrë pjesë në primare dhe së treti si do të përfshihen aleatët në primare.

Berisha: Çdo deputet i PD, ka të drejtë të propozojë, kandidojëpër cilën do bashki të vendit. Ne nga primaret nuk heqim dorë. Është kategorike, është rithemelimi ynë dhe nuk heqim dorë.

Pyetja e dytë, garancia më e madhe e tyrë është mundësia e tyre, për të marrë pjesë vetë, për tu testuar me qytetarët, sepse këtë herë nuk voton veç anëtarësia, por edhe simpatizantët.

Pyetja e tretë. Është rënë dakord. Meta do të përqendrohet totalisht ose pothuajse në listën këshillave. Me aleatët e tjerë, pranojë testimin e primareve, por kërkojnë një testim shtesë. Ne nuk kemi kundërshtim, duam që të kandidojë njeriu me më reputacion.

Pyetje: Kur marrim në intervista banorët, përveçproblematikave, banorët thonë dhe shprehen se pse tëkthehemi pas. Shqipëria në rrezik, është një slogan i ri, çfarëdo të bëni ju për ta larguar Shqipërinë nga rreziku. Pyetja e dytë, kur keni ardhur deri këtu për të bërë takimin, nga pjesa e pazarit deri këtu ju keni takuar turistë, pasi Gjirokastra ka mjaft vizitorë. A do të vazhdojë ndryshimi…

Berisha: Atyre banorëve të atyre fshatrave që ju keni vizituar mund të ju them se një projekt i ri i PD, do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore jetën e tyre. Në projektin e saj të parë, bëri të mundur që ata për dy orë të jenë në Tiranë dhe ky është një realitet. Në projektin e saj të parë kjo parti hoqi gjeneratorët, dyfishoi pensionet. Ishte 34 dollarë pensioni kur ne erdhëm në 2005 dhe i siguroj se do të 2-3 fishohen. Në projektin e saj të parë kjo parti siç jeni ju dëshmitarë nga viti 2007-2014, Shqipëria u rrit në popullatë, vit për vit. 180 mijë emigrantë erdhën nga vende të ndryshme për të investuar në Shqipëri. Pse, sepse krijuam klimë të përshtatshme biznesi, jo për gjë tjetër. Pra janë të ftuar që të dalin nga apatia dhe i garantoj se sot potencialet janë shumë më të mëdha dhe kërkojnë vetëm një kusht, që qeveria të punojë për qytetarët dhe jo të mashtrojë qytetarët, jo ti vjedhë, të sillet me arrogancë ndaj qytetarëve. Çdo qeveri që vjen, nëse nuk sillet me arrogancë me qytetarët e vet, nuk i mashtron dhe nëse vë në epiqendër interesat e tyre, ajo qeveri i çon përpara, nuk ka asnjë diskutim. I ftoj ata që të mbyllin sytë për një moment. Çfarë ka ndodhur në 8 vite me ta. Cili pension është rritur, si jetonin 8 vite më parë dhe si jeton sot, çfarë subvencionesh kanë marrë dhe çfarë mirrnin, sepse ishte fillimi i subvencioneve. Sepse ne investuam në zonat rurale 3.2 miliardë euro. Çfarë janë këto, rrugë, shkolla, kanalizime, dhe një pjesë grante. Kurse tani ne do të subvencionojmë në fshat çdo prodhim, pa përjashtim dhe në fshat, kudo që ka fermerë që duan të jetojnë kudo që janë. Jo ai që ka 0.4 hektarë e poshtë nuk merr asgjë, etj me radhë. Do të ketë një transformim rrënjësor.

Pyetja e dytë. Përsa i përket investimit, në zonat rurale të Gjirokastrës të garantoj se nuk është investuar as sa në një komunë. Në 8 vite mezi u përfunduan 30 km rrugë Golem-Delvinë. Thonin do të përfundojë vitin tjetër dhe vazhdonin me radhë dhe vodhën në mënyrë të tmerrshme. E kanë çuar në Zagori rrugën apo jo. Deri në fushë të Çajupit zbret me rrugë të asfaltuar, pastaj për në Zagori duhet të marrësh mushkë. 72 km rrugë bregu janë përfunduar 18 muaj. 37 kilometra, bënë për tu ndërtuar 9 vite. Ec e ec, e s’ka të sosur. Ai është një projekt i imi dhe jo i tyre, sepse ata nuk e ndërtonin kurrë. Ai ishte një projekt i imi, dhe nuk e linin dot. Më thuaj çfarë projekti kanë filluar në Gjirokastër. Asnjë, zero në infrastrukturë. Po kanë vazhduar projektet në rikonstruksionin e kalldrëmeve, por rrugës që erdha unë dhe më theri në zemër ishin fasadat e mbyllura me kompensatë të dyqaneve. Çfarë ishin ato, dëshmi e falimentimit të këtij shteti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY