Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke sapo kanë kaluar pikën kufitare të Kapshticës.
Gjatë kontrollit në mjetin e tyre, u gjetën të fshehura në gomën rezervë 13 paketa që përmbanin rreth 9, 5 kg kanabis të papërpunuar.
Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, të moshës 43 vjeç, si dhe dy pasagjerët me moshë 19 dhe 32 vjeç. Sipas policisë, ata e kishin të tre bashkë drogën.
U sekuestruan 9,5 kilogramët e kanabisit, automjeti, 7 telefona celularë si dhe 650 euro dhe 2.800 lekë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...