DOKUMENTI/Ndarja e plotë e Enver Hoxhës me Fan Nolin në vitin 1961

DOKUMENTI/Ndarja e plotë e Enver Hoxhës me Fan Nolin në vitin 1961

66
0
Shares

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar sot një dokument ku për herë të parë mësohet rreth komunikimit të fundit të diktatorit Enver Hoxha me Fan Nolin. Në fakt ai nuk ishte komunikim por urdhër për ndërprerje komunikimi.

“Më 8.1.1961 i kërkohet leja E.H. që me rastin e 80 vjetorit të lindjes, t’i bëhej një telegram urimi Fan Nolit. E.H. nuk pranon, sepse sipas tij, Noli nuk shprehej në favor të regjimit komunist”, shkruan Dervishi.

Në shënimin e Enver Hoxhës mbi kërkesën lidhur me një urim të mundshëm për 80 vjetorin e Fan Nolit, Hoxha përgjigjet prerë: “Jo! Asgjë të mos i bëhet se nuk qëndron në favorin e Republikës Popullore të Shqipërisë”.

Në kërkesën për Enverin thuhet se ministria e Jashtme është dakord që ti bëhet një telegram nga Universiteti dhe Lidhja e Shkrimtarëve si dhe ky telegram të transmetohet në radio.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY