Ish deputeti i PD, Genc Pollo takon miqtë e Partisë Popullore Austriake: Shpresë se zgjidhjet politike do të mund t’i gjejmë me forcat politike të qendrës së djathtë
“Sot me miqtë e Partisë Popullore Austriake që vizitojnë Shqipërinë. Me Partinë Demokratike i lidh një miqësi 31 vjeçare.
Vizita e organizuar nga Akademia Politike e PPA ka në fokus zhvillimet politike, marrëdhëniet rajonale e sidomos perspektivën europiane. Të shqetësuar nga shumë gjera përfshi së fundmi amnistinë fiskale, pasaportat e florinjta etj. Por edhe me shpresë se zgjidhjet politike do të mund t’i gjejmë me forcat politike të qendrës së djathtë”, shkruan Pollo në rrjetet sociale. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/