NË PANIK/Rama bllokon 6 aleatë të PD të regjistrohen për zgjedhjet në...

NË PANIK/Rama bllokon 6 aleatë të PD të regjistrohen për zgjedhjet në Dibër

71
0
Shares

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se po bllokon KQZ-në nga paniku i humbjes në Dibrës pasi është konstatuar se 6 partia aleate të PD në këto zgjedhje nuk po regjistrohen nga KQZ.

Deklarata e PD:

Nga paniku i ndëshkimit me votë në zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër, Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e regjistrimit nga KQZ, të 6 partive aleate të Partisë Demokratike.

I braktisur, i mbetur vetëm me 3 aleatë, Edi Rama bën atë çfarë ka në dorë aktualisht, ndalon përmes KQZ-së regjistrimin e 6 subjekteve, çka do ta çonte në 18 numrin e partive të koalicionit opozitar.

Megjithëse preteksti për mosregjistrimin e subjekteve ra, pasi 6 partitë e përmbushën detyrimin, sërish KQZ me urdhër të Ramës i la jashtë aleatët e Partisë Demokratike. Ky vendim dëshmon ankthin e Ramës nga bashkimi i madh opozitar e popullor.

Urdhëri i Ramës do të apelohet në Kolegj Zgjedhor. Asgjë nuk e ndal fitoren e padiskutueshme të koalicionit të madh opozitar përballë klanit të ngushtë të korruptuar, kriminal e pervers të Edi Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY