Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Këshilli Kombëtar i PD, Paloka: Ja çfarë u vendos për rregulloren e primareve

01/10/2022
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, shpjegoi në një deklaratë për mediat diskutimet në mbledhjen e Këshillit në lidhje me regulloren e primareve.

Edi Paloka: Sot u diskutua për këtë çështje dhe ato që mund të konsiderohen risi nga primaret e fundit janë që në votime, siç e përcakton Statuti i PD, nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD por edhe simpatizantët, të cilët siç thatë përcaktohen qartazi në statut, kush janë, si regjistrohen dhe të gjitha modalitetet e tjera që përcaktojnë figurën e simpatizantit.

Statuti gjithashtu e përcakton që simpatizantët kanë të drjetën e votimit në primare, pra në një farë mënyre nuk është risi pasi përcaktohet qartazi në statut.

Çështja tjetër që u diskutua është edhe ajo për kandidimin e kryetarët të degëve dhe pozicioni që do të mbajnë gjatë momentit kur kandidojnë në primare. Pati disa propozime por u miratuar propozimi i grupit të punës dhe i kryesisë, propozim i cili u bë në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar, sipas të cilit kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare gjatë kandidimit funksionet do të kryhen nga nënkryetarët e degëve siç e përcakton edhe statuti i Partisë Demokratike.

Nëse do fitojnë në primare, pra do të shpallen kandidatë zyrtarë të PD për zgjedhjet lokale atëherë statuti parashikon që ata menjëherë nuk do të jenë më në pozicionin e kryetarit të partisë, por do të jenë në pozicionin e kandidatit për pushtetin lokal. E anasjellta, nëse nuk fitojnë në primare do të mbajnë pozicionin kryetarit të partisë.

Gjithashtu u votua edhe për një pikë që ishte e diskutueshme, nëse do të ketë balotazh midis kandidatëve dhe me votim u vendos që balotazhi do të qendrojë si proces gjatë votimit.

Këto ishin 3 risitë, pjesa tjetër është pjesë që është zbatuar edhe në primaret për partinë.

Pyetje: Si do të zgjidhet çështja me aletatë e partisë, a do të ketë negociatë me ata?

Paloka: Menjëherë pas ditës së sotme meqë ishte procesi i miratimit të rregullores, në një farë mënyre pengesë të themi në thonjëza për këtë çështje, menjëherë do të nisin kontaktet me aletatët, me të cilët do të bashkërendohet puna dhe gjithçka tjetër.

Detajet se si do të veprohet në rast se do të vendoset që aleatëve t’u lihet një zonë e lirë apo modalitete e tjera, do të përcaktohen gjatë këtyre bisedimeve.

Pyetje: Kush do të jenë negociatorët me atelatët?

Paloka: Sot mbyllëm rregulloren. Të gjitha këto do të përcaktohen në vazhdim. Nga nesër e tutje do të përcaktohet edhe grupi negociator, por besoj se vetë kryetari i Partisë Demokratike do të jetë negociatori kryesor, pra Z.Berisha.

Pyetje: A pati anëtarë të Këshillit Kombëtar që kërkuan datë proteste?

Paloka: Kjo është një çështje që ishte në rendin e ditës, u diskutua dhe u morrën dhe vendimet e duhura që ju do t’i merrni vesh në kohën e përshtatshme. Z.Biberaj bëri një propozim për një çështje që është diskutuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.