PD nuk ka të bëjë me rastin Basha-Muzin ndërsa do ti cojmë me postë ambasadores Kim gjetjet e auditit dhe vendimin e gjykatës, deklaroi sot ish sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.
Shpjegimet e Ristanit:
Në një intervistë televizive Ambasadorja Kim është shprehur se nuk e ka parë, apo se nuk ka dijeni, për një deklaratë të Partisë Demokratike, sipas së cilës, në arkat apo llogaritë e Partise Demokratike nuk ka hyrë apo dalë asnjë shumë monetare, që lidhet me rastin e lobimit rus të Lulzim Bashës.
Ne e kuptojmë se ambasadorja është shumë e zënë, nuk e ka mendjen dhe as përfshihet në zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike. Për këtë arsye duam të ritheksojmë, si për të ashtu edhe për të tjerë që nuk e kanë dëgjuar qëndrimin tonë, edhe pse e kemi përsëritur kaq herë përmes mjeteve të informimit publik.
Së pari: Statuti i Partisë Demokratike e thotë qartë: vendimet për lobime apo përdorim parash etj. i marrin organet kolegjiale, dhe jo kryetari. Dua t’i bëj me dije zonjës Ambasadore se, nuk ka asnjë vendim të tillë, ku, bazuar në kushtetutën e Partisë Demokratike, të autorizohet Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD, të bëjë lobime në emër dhe interes të partisë. Kështu, ritheksojmë se, çdo gjë që lidhet me këtë rast është absolutisht përgjegjësi individuale e Lulzim Bashës
Së dyti: Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit te Tiranes e ka shqyrtuar çështjen në fjalë dhe ka provuar në mënyrë ezauruse faktin që Partia Demokatike, si INSTITUCION, nuk ka bërë as hyrje dhe as dalje, të asnjë shume monetare te lidhur me kompanine Biniata Trade dhe Nick Muzin.
Siç thuhet shprehimisht në vendimin e Gjykatës: është konstatuar se kjo marrëveshje është lidhur para marrëveshjes me Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe në të nuk përmendet kjo parti. Përkundrazi, është parashikuar se interesat e Biniata Trade në këtë konsultim nuk janë të ndonjë qeverie ose partie politike.
Apo: Sipas Letërporosisë rezulton se nuk ka snjë lidhje mes kompanisë Biniata Trade dhe Partisë Demokratike, ashtu sikundër PD nuk ka snjë lidhje me kompanitë e tjera me të cilat shoqëria Biniata Trade eshtë e ndërlidhur.
Së treti: PD ka ngritur Komisionin e Auditit, me vendim të forumeve të partisë, për të bërë një hetim të brendshëm ezaurues, në lidhje me lëvizjet, gjurmët dokumentare ose jo në rastin Basha-Muzin. E kemi bërë këtë me qëllimin e transparencës dhe për të ritheksuar se, në PD-në e Rithemeluar vendimet janë të formumeve dhe jo të individëve. Kur individët marrin vendime personale, ato i nënshtrohen auditimit dhe llogaridhënies para organeve kolegjiale të Partisë Demokratike.
Së katërti: duke patur drojën se Ambasadorja Kim mund të mos e hasë këtë deklaratë në briefing-un që ajo merr, ne do t’ia çojmë me postë bashkë me statutin e Partisë Demokratike dhe vendimin e gjykatës për këtë çështje. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/