Mjeku Muharrem Rama që kandidon për bashkinë e Dibrës pas shkarkimit dhe më pas burgosjes së kryetarit socialist Shukri Xhelili nuk është shumë i qartë se cfarë ka ndodhur në bashki përgjatë qeverisjes socialiste.
Gjatë një interviste për shqiptarja.com ai thotë se do ta ndihmojë qeveria edhe pse qeveria ka mandat vetëm disa muaj. Por Rama nuk kërkon ndjesë për gënjeshtrën e Ramës tjetër i cili pat thënë se rruga e Arbrit do të mbarojë brenda mandatit.
Ja përgjigja e kandidatit Rama për rrugën e Arbrit:
Cilat janë premtimet tuaja me të cilat do të shkoni përballë qytetarëve?
Dibranëve ju premtoj shumë gjëra të cilat do t’i realizojmë, sepse mbështetja nga qeveria “Rama” është maksimale, po ashtu edhe nga ministri Gjiknuri. U premtojmë infrastrukturën që është mizerabël, kanalet vaditëse nëpër disa komuna që e kanë emergjente, sepse dihet që Dibra është një vend bujqësor dhe blegtoral dhe të ardhmen dhe jetesën e ka shumë të lidhur me bujqësinë dhe blegtorinë. Rruga e Arbrit është një premtim që e ka bërë kryeministri ynë, dhe për mangësitë me tenderimin dhe me projektin, besoj që kësaj radhe do të mbahet si premtim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/