Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha për tërheqjen e Ramës nga rritja e çmimit të energjisë: Nuk guxoi, u tërhoq, u palos!

30/09/2022
Berisha për tërheqjen e Ramës nga rritja  e çmimit të energjisë: Nuk guxoi, u tërhoq, u palos!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tërheqja nga rritja e çmimit të energjisë u komentua sot nga kreu i PD, Sali Berisha i cili tha se vetëm presioni funksionon me Edi Ramën.

“Rama u dorëzua. Para jush, i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur. Po rrite çmimin e energjisë, do presësh atë që meriton.
Por, sidoqoftë vendimi i tij për t’u tërhequr, nën presion, çka do të thotë, që vetëm presioni funksionon me këtë njeri.
Unë u tregoj disa mesazhe të qytetarëve, që më deklarojnë se po rriti çmimet, tani më lind e drejta t’u them këtyre qytetarëve, se guxoi, por nuk guxoi. U tërhoq, u palos”, tha Berisha.

Në vijim kreu i PD tha se Rama pasi i ka vjedhur, po tallet me qytetarët.

Sali Berisha: Edi Rama, pasi i vjedh qytetarët e këtij vendi në mënyrë të pangopur, ka filluar t’i tallë me përçmim.
Një akt i tillë është qëndrimi i tij ndaj shpenzimeve dhe vjedhjeve të fundit me dy projekte, me projektin e instalimit në oborrin e kryeministrisë prej 4 milionë eurosh të arkave të drurit me vazo, një akt që kurrë një zyrtar nuk mund t’ia lejont vetes. Një mashtrues ordiner, pasi deklaroi se nuk jap llogari se si i përdor paratë, unë i them se ai është i detyruar me ligj dhe Kushtetutë të japë llogari për çdo qindarkë të taksapaguesve shqiptarë. Për paratë e tij, sigurisht nuk i kërkon kush llogari.
Atë instilacion ta marrë ta çojë në Surrel.
Së dyti, ju e dëgjuat vetë. Kontratën për satelitët. Në një akt talljeje, cinike, ai u tha shqiptarëve se satelitët më duhen se nuk kanë kushërinj, halla apo teze, që të fshehin kullat. Sipas tij, nga qielli, 14 kate pa leje të njërës prej tyre, duken më mirë se nga distanca apo nga rruga, qindra metra larg.
Ky është një akt i papërgjegjshëm, me të cilin Edi Rama kërkon të mbulojë vjedhjet që bën.
Them këtu se njeriu që ka burgosur në emër të shtetit, gjoja, 3415 qytetarë, dhe ka dhënë për ndjekje penale mijëra e mijëra të tjerë, për gjëra që të marra së bashku, nuk bëjnë ilegalitet sa njëra prej kullave që ka 14 kate ilegale, dëshmon se është fund e krye, i kapur dhe se i ka investimet e veta.
Vetëm një kryeministër i kapur, dhe që është investitor në këto ndërtime pa leje, i lejon vetes të shkelmojë Kodin Penal.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.