Paratë e pista për të ndërtuar Shqipërinë, Yuri Kim: Është argument i...

Paratë e pista për të ndërtuar Shqipërinë, Yuri Kim: Është argument i tmerrshëm!

45
0
Shares

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka komentuar nismën e qeverisë për amnistinë fiskale. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Kim është pyetur lidhur me rrugën i hap amnistia fiskale parasë së pistë në Shqipëri.

Pyetje: Ato gradiaçela në fakt, askush nuk e di se nga vijnë paratë për to…

Ambasadorja Kim: Pikërisht… Duhet të jesh në gjendje të shpjegosh të gjitha këto dhe duhet të marrësh hapa të vërtetë për të parandaluar pastrimin e parave. E di që ka pasur shumë diskutime mbi amnistinë fiskale…

Pyetje: Do t’ju pyes për amnistinë fiskale, jam plotësisht dakord me ju mbi pastrimin e parave. Por, ka një mentalitet ndryshe në Shqipëri. Dhe do të të thonë se njerëzit mendojnë: pse jo, le të themi, paratë e zeza, të mos vijnë në Shqipëri, ato para vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Belgjika, vende shumë demokratike me ligje të forta, dhe përse ato para të mos vijnë në Shqipëri për të ndërtuar vendin. Disa njerëz të tjerë thonë se, unë se di, por që edhe Nju Jorku apo Londra janë ndërtuar me para të pista.

Ambasadorja Kim: Mendoj se ky është një argument i tmerrshëm.

Pyetje: Por është argument.

Ambasadorja Kim: Është argument, por është një argument i tmerrshëm. Nëse do të shkonit në atë drejtim, do të vinit në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë dhe kandidimin për të qenë anëtare e BE-së. Dhe ky është një vend që do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga të qenurit pjesë e BE-së. Por duhet të bëhet edhe një vend që do të japë shumë dhe do të kontribuojë në begatinë dhe sigurinë e Bashkimit European. Nuk mund të jetë vetëm merr, merr, merr. Prandaj, duhen ndërmarrë disa hapa këtu që ta bëjnë Shqipërinë më transparente, që do ta ndihmojë të tejkalojë mangësitë strategjike, që do t’i përmirësojë imazhin në mbarë botën. Shpresoj që shumë e më shumë njerëz të shohin Shqipërinë që unë shoh, që miqtë e mi shohin kur vijnë për vizitë, që është një vend që është shumë i bukur, me njerëz që janë jashtëzakonisht bujarë dhe punëtore, dhe të cilët e dijnë se e ardhmja e tyre është europiane.

Pyetje: Të gjithë mendojnë se e ardhmja e tyre është europiane por tani po ju pyes për amnistinë fiskale. Është në rrugë e sipër, i duhen 84 vota dhe nuk është e lehtë. Partia Socialiste nuk i ka votat, por Kryeministri Rama, e pyeta një javë më parë, tha se jemi në rrugën e duhur për aministinë fiskale, tha se do ta bëjmë sepse çdo vend e ka bërë dhe se është për emigrantët dhe jo për krimin e organizuar. Cili është mendimi juaj për amnistinë fiskale?

Ambasadorja Kim: Mendimi ynë për mekanizma si amnistia fiskale dhe hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë për të luftuar pastrimin e parave është shumë i qartë dhe shumë i njohur. E kemi diskutuar këtë në publik, privatisht, është përfshirë në raportet tona, nuk ka asnjë surprizë kur vjen puna tek mendimi i Shteteve të Bashkuara mbi këto çështje. Nuk e kam parë versionin e fundit të  amnistisë fiskale por le ta shohim.

Pyetje: Nuk e keni parë draftin?

Ambasadorja Kim: Kam parë disa versione të mëparshme… Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY