Projektligji i PD për lustracionin, çfarë parashikon të ndodhë në 5 vite

Projektligji i PD për lustracionin, çfarë parashikon të ndodhë në 5 vite

33
0
Shares

Partia Demokratike depozitoi sot në kuvend projektligjin për pastërtinë e figurës së funksionarit dhe zyrtarit publik.

Nënkryetari i demokratëve, Oerd Bylykbashi, tha se projekti atakon zyrtarët dhe funksionarët e lartë që kanë mbajtur poste drejtuese gjatë diktaturës dhe funksione në ish-Sigurimin e Shtetit apo organet politike.

“Kush ka qenë pjesë e strukturave kriminale të komunizmit, s’mund të marrë asnjë post publik për një periudhë të caktuar dhe ata që i kanë do të largohen. Drafti garanton hapjen e plote të dosjeve, çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë dhe të hapë dosjen e vetë, të tjerët nuk mund të kërkojnë”, tha Bylykbashi.

Projektligji synon ta shtrijë veprimtarinë e tij për një afat kohor 5- vjeçar, me efekt deri në 31 Dhjetor 2027. Për miratimin e tij nevojiten 3/5 e votave të deputetëve. Sakaq, në kuvend ndodhen disa nisma që presin të shqyrtohen, mes të cilave edhe ajo e demokratëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY