Berisha: Ne duhet të bëjmë gjithçka për një hap tej vetes

Berisha: Ne duhet të bëjmë gjithçka për një hap tej vetes

38
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Gramsh se PD duhet të bëjë gjithçka për një hap tej vetes. Në primare janë të mirëpritur të gjithë inelektualët dhe personalitetet, tha ai.

Pjesë nga biseda e Berishës:

Ajo zonja që thatë ju (Spiropali) lexon si papagall ato që Edi Rama i dërgon me mesazh, por unë nuk merrem. Natyrisht unë jam i detyruar të merrem me vjedhjet, sepse shkon vjehrri i saj dhe u merr palestrën fëmijëve, ato do të dënohen dhe unë qëndroj në atë parlament vetëm për këtë.

Përsa i përket atij grupi që është aty, ai është një grup thellësisht delinkuent. Unë ju garantoj ju, se Gentian Sharra është lule krahasuar me Taulant Sharrën. Një njeri që bën me trafikantin 54 udhëtime, duke e peshuar ai me paratë e drogës dhe ai drejton grupin parlamentar. Për të mos thënë tani që kreu del tani i lidhur edhe me organizatën më të rrezikshme të drogës në botë, të El Chapos në Meksisë, Edi Rama. Tani këto janë çështje të shqiptarëve. Ne do të ju japim duart atyre.
Ne do të fillojmë protesta të qëndrueshme.

Nuk bëhet me një miting, një mobilizim, por kjo kërkon që secili prej nesh të trokasë në çdo derë të banorëve të këtij qyteti, të ulet me çdo banor të fshatrave që të diskutojë, për ti bindur.

Ne duhet të takojmë njerëz çdo ditë, ti respektojmë dhe të kërkojmë ndihmën e tyre. Ne u themi të vërteta dhe nuk shtojmë asgjë. Në këtë aspekt, secili prej jush shkon me dritën e të vërtetës tek tjetri.

Duhet ta konsiderojmë veten misionar, misionarë janë ata që nuk lodhen, tërhiqen.
Ju shtruar problemin e bashkimit, shumë e drejtë.

Nuk ka asgjë më të rëndësishme. Ftoj çdo demokrat, pavarësisht nga mendimet e ndryshme që ka, por të mos harrojë investimin e tij në PD.

Ky investim nderohet nga çdo demokrat, duke nisur nga kryetari i partisë.
Ne kaluam një periudhë që asnjë forcë politike nuk e kaloi.

Një njeri që kalonte nga humbja në humbje dhe në fund sipas raporteve na kishte marr dhe para ruse. Kryetari i një partie e cila në 30 vite ka sakrifikuar, nuk ëshët tërhequr kurrë për të mbrojtur interesin kombëtar në radhë të parë nga rusët, serbët etj. Imagjinoni ju po të ishte sot ai kryetari juaj, se ku do të shkonim ne dhe ç’të ardhme do të kishim.

A u bënë përpjekje për ta lënë atë kryetar, të jashtëzakonshme, por ju arritët ti qartësoni gjërat dhe ndaj dhe unë i bëj thirrje çdo demokrati të rikthehet tek investimi i tij.

Po ne duhet të jemi opozitë e vërtetë sepse vetëm si të tillë do të na besojmë qytetarët shqiptarë dhe kështu e justifikojmë besimin e tyre dhe ju garantoj se e tillë do të jemi.
Shqiptarët edhe ata që nuk na duan.

Në datën 7 korrik në bulevard ka pasur me mijëra qytetarë jo anëtarë të PD, apo mbështetës tanë, por janë shprehur me fjalët se kauza është e drejtë dhe ne e mbështesim këtë kauzë.

Dhe i garantoj ata që mbështesin kauzën tonë se nuk do të zhgënjehen. Ajo që është e drejtë për ata dhe ne ajo do të triumfojë dhe nga ajo do të përfitojnë të gjithë.
Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për një hap tej vetes.

Kemi primaret, janë të mirëpritur intelektualët, personalitete me reputacion, por primaret janë i vetmi kusht sepse është pluraliteti në parti. Është fundi i kryetarokracisë.
Kishim dje mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Tani të ju them një gjë. Marrim një moment, se kryesia dhe kryetari duhet të shtojë pak, bëjmë më shumë këtë e atë. Por çfarë është kjo, unë të marr pushtetin tënd, të marr dhe këtij tjetrit e me radhë dhe ti grumbulloj në duart e mia, e të kthehemi aty ku kemi qenë. Duhet të ndahemi nga kjo periudhë, ju pushtetin tuaj, unë pushtetin tim.

Duhet të respektohet vota juaj, duhet të zgjidhni ju kryetarin e partisë, kryetarin e bashkisë, këshilltarët. Jo ti zgjedh kryesia e partisë apo forumet e saj. Forumet e saj mund të shprehen, por gjithçka do të përcaktohet nga vota juaj. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY