Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kryesia e PD ngre grupin e auditimit të financave të PD, drejtohet nga Ledina Mandia

26/09/2022
Kryesia e PD ngre grupin e auditimit të financave të PD, drejtohet nga Ledina Mandia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë u mblodh këtë pasdite dhe vendosi ngritjen e grupit të auditimit dhe verifikimit të përdorimit të fondeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë për aktivitete lobimi në fushatën zgjedhore të vitit 2017, deklaroi fill pas mbledhjes zëdgënsja e PD, Floriana Garo.

Vendimi i mor në pajtim me statutin e PD, përkatësisht në nenin 47 dhe 48, pika 1, gërma E, të Statutit të Partisë Demokratike dhe në Rezolutën e Kuvendit Kombëtar të datës 30 Prill.

“Në mbledhjen e datës 26 Shtator 2022, kryesia e Partisë Demokratike me qëllim auditimin e përdorimit të të fondeve të Partisë Demokratike për çështjen Nik Muzin vendosi ngritjen e grupit të auditimit me përbërjen si më poshtë:

Ledina Mandia – kryetare
Florion Mima – Anëtar
Edmond Spaho – Anëtar
Enno Bozdo – Anëtar
Aldo Bumçi – Anëtar

Objekti i veprimtarisë së grupit të auditit është kontrolli,verifikimi, dhe bërja e transparencës së plotë lidhur me përdorimin ose jo të fondeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me çfarëdolloj prejardhje, në aktivitete lobimi në periudhën përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve për kuvendin e datës 25.06.2017”, thuhet në vendimin e kryesisë.

Grupi i auditit duhet të verifikojë në mënyrë të veçantë dhe të japë përgjigje të plotë lidhur me akuzat e bëra publike në media mbi përdorimin e fondeve me prejardhje të dyshimtë ose dhe të paligjshme për aktivitete lobimi në favor ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme kryesia miratoi rregulloren mbi modalitetet e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor.

Në rend dite ishte dhe u miratua gjithashtu kodi i sjelljes së mirë, etikës dhe integritetit ku përshkruhen vlerat dhe besimet themelore ku mbështetet dhe i promovon çdo anëtar i Partisë Demokratike.

Po sot u miratua rregullorja e funksionimeve të organeve drejtuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe rregullorja e brendshme e degëve të partisë.

“Kryesia vendosi që t’ja paraqesë rregulloret e mësipërme për miratim Këshillit Kombëtar në mbledhjen e sotme të orës 17:00 ku gjithashtu do të diskutohet aksioni opozitar”, tha Floriana Garo. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

Këlliçi: Emri i Ramës del prap në gjykatat ndërkombëtare, këtë herë për vrasje me porosi

21/04/2026
Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

Berisha akuza ndaj Ramës: Mori pjesë në një samit të organizuar nga Aleks Soros me qëndrime anti-amerikane

21/04/2026
Merret ne polici gazetari dhe kryeredaktori i KJ, ishte para deres se redaksise

Sekuestrohen pasuritë e Arjan Hyka në Fier, u dënua në Itali për trafik

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.