“Taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet. Do anulohet check up...

“Taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet. Do anulohet check up i Vilma Nushit”

41
0
Shares

Taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet dhe do anulohet check up i Vilma Nushit, deklaroi sot në nkë bisedë online me ndjekësit e tij kreu i PD, Sali Berisha.

Një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës antikombëtare të Rrugës së Kombit. Edi Rama e vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge.

Ai dërgoi grupin e tij për të bllokuar hapjen e tunelit të Kalimashit.

Taksa dhe trau do të hiqen muajt e parë, në vendimet e para të PD-së.

NJOFTIM PËR SHTYP

Në vijim Berisha tha se do anulojmë koncesionin e check-up, ai është një koncesion familjar, Rama-Vilma Nushi.

Është një shkrirje e familjeve Koleka e Nushi në një plaçkitje dhe grabitje të tmerrshme të qytetarëve shqiptarë.

Këtë nuk e pranojnë vendet më të zhvilluara.

Do anulohet dhe do të shkojnë para gjyqit, si Vilma Nushi, Ilir Beqja dhe Edi Rama, të cilët iu vërsulën të përdorin shëndetin e qytetarëve shqiptarë për të vjedhur qindra miliona euro.
Informoj shqiptarët, se Vilma Nushi është një nga më kryesoret në shkatërrimin e sigurisë së barnave në Shqipëri, pasi me angazhimin e kushëririt të saj nga burri, Edi Ramës, hoqi ligjin, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të futeshin ilaçe që nuk përdoren në territoret jashtë BE.

Pas heqjes së kësaj, Shqipëria u shndërrua në koshin e ilaçeve të skaduara nga Beogradi gjer në Bangladesh.

Duke folir për projektin e Skavicës ai tha se kundërshtimi i vetëm i Skavicës është popullor.

Kështu që ideja e kundërshtimit institucional të Skavicës është për fat të keq, fiktive.

Kundërshtimi i vetëm është popullor. Qytetarët e Dibrës dhe mbarë shqiptarët, nuk duhet të lejojnë Edi Ramën që të zhdukën 40 fshatra të luginës së Drinit, pjesës më pjellore të Dibrës.

Këtu mbetet një mobilizim popullor që asnjë kompani mund të mendojë se mund të ndëshkojë Dibrën me projekte të Enver Hoxhës, të zbatuar nga pasardhësi i tij, Edi Rama. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY