Saimir Tahiri për mediat italiane: Më vunë bombat dhe një gjë e...

Saimir Tahiri për mediat italiane: Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri

77
0
Shares

Ish-ministri i brendshëm  Saimir Tahiri pritrt të jetë pjesë e një dokumentari investigativ që do transmetohet në mediat italiane.

Pak para se të dënohej me burg ai ka dhënë një intervistë për një gazetar italian ku shpjegon se pse u rrit sasia e hashashit të mbjellë në Shqipëri.

Ai foli pak para se të dënohej me burg për gazetarin Nello Trocchia që është autor i dokumentarit.

Po sikur të isha i korruptuar unë nuk do të vija në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishojë mbikalimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve europiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”, thotë Tahiri në trailerin e dokumentarit ‘I narcos albanesi’.

Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, shprehet ai  në dokumentarin e firmosur nga Carmen Vogani, Lorenzo Giroffi (regjisor) dhe Marco Carta. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY