Sot mblidhet Komisoni i Reformës në Drejtësi, PD ngre 10 cështje

Sot mblidhet Komisoni i Reformës në Drejtësi, PD ngre 10 cështje

51
0
Shares

Komisoni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi do të mblidhet sot në orën 10:00 për tu njohur me vërejtjet e misionit të EURALIUS për opinionet e PD-së mbi ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ose i ashtuquajturi ligji i vettingut.

Partia Demokratike ka ngritur diskutime për 10 cështje që trajtohen në ligj. Ekspertët e saj kanë argumentuar me detaje propozimet e tyre në një material prej 55 faqesh.

Oponenca e Partisë Demokratike nis që me tekstin e projektligjit, i cili sipas ekspertëve të selisë blu nuk detajon proçedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të rivlerësimit, si dhe proçesin e vlerësimit të kandidaturave, duke e lënë kështu këtë proçes në diskrecionin e organeve të përfshira në proçedurë.

Gjithashtu ekspertët demokratë kërkojnë një përcasktim të qartë të rolit të operacionit ndërkombëtar të monitorimit, të cilin nuk e gjejnë të pasqyruar mirë në ligj.

Në opinionin e tyre, demokratët kërkojnë dhe rishikimin e rolit të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurive dhe Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.

Ndryhsimet kushtetuese që u bënë me 21 korrik sollën vetëm tri javë më vonë një nëgrc kushtetues për shkak të mungesës së vëmendjes së autorëve të ndryshimeve që janë ekspertët e huaj dhe anëtarët e komisionit të reformës.

Megjithë ngërcin dhe absurdin brenda 140 deputetë të Parlamentit votuan pa thënë asnjë fjalë për shkak se ose nuk e kishin kuptuar , ose nuk e kishin lexuar fare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY