Vihen në pranga 4 punonjës të Universitetit Buqësor të Tiranës, për abuzim me disa tendera.
Të arrestuarit janë punonjësit Ali Rasha, 62 vjeç, me detyrë Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë; Tahir Ballgjini, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë; Rushit Suna, 59 vjeç, me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë; Ahmet Mejdani, 64 vjeç, me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.
Detajet:
Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Tenderat”.
Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:
– A. R., 62 vjeç, me detyrë Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë;
– T. B., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë;
– R. S., 59 vjeç, me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë;
– A. M., 64 vjeç, me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet në pronësi të shtetasit A. R. dhe 5 aparate celulare. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/