“Rama ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar”

“Rama ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar”

25
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një konferencë shtypi se Rama ka qenë dhe është nën hetim ndërkombëtar

“Unë mund t’ju deklaroj se personalisht Edi Rama, është sipas të gjitha indicieve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar”, tha Berisha ndlrsa shtoi se ai po hetohet nga FBI në rastin e ish-agjentit McGonigal.

Deklarata e Berishës:

Po lexoj mandatine gjykatës:

Gjykatësi vendos të mblidhet, regjistrime, dokumente materiale të lidhura sa më poshtë:

-çdo regjistrim për çështjen Charles McGonigal, që hetohej intensivisht nga FBI, ish-anëtar i komisionit Myler, si prokuror i pavarur për të hetuar lidhjet e Donald Tramp me rusët.

Ky McGonigal ishte në ekipin e Myler, por hetohet vetë për lidhjet me rusët.

Gjykatësi urdhëron çdo regjistrim dhe material në posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e mesazheve celulare, emailet elektronike, mesazhet zanore, letra, shënime, midis Charles McGonigal për çështjet që vijojnë, përfshi kryeministrin Edi Rama.

Çdo udhëtim i kryer nga McGonigal në Shqipëri, çdo pagesë, dhuratë, të dhëna atij nga Dorian Duçka, këshilltari famoz i Edi Ramës.

Pra, nuk përmendet në Kosovë a Mal të Zi kryeministri, vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri.

Në emailin zyrtar të McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës.

Edi Rama i kërkonte mikut të tij, McGonigal t’i gjente një kompani për një problem antikorrupsioni. Por FBI e ndalon kategorikisht këtë gjë.

McGonigal ndërkohë, erdhi në Shqipëri, regjistroi kompaninë e tij të biznesit, pra më thoni ju mua, a është ky mandati i gjykatësit?

Por ka edhe çështje të tjera.

Ajo me kartelin Sinaloa. E patë foton duke dalë trojka nga zyra e Edi Ramës? Dje e kishte Washington Examiner këtë problem. A e keni parë se del i çekuilibruar shpesh para jush? a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY