EMRI/ Apeli i Posaçëm lë në burg ish shefin e antidrogës në...

EMRI/ Apeli i Posaçëm lë në burg ish shefin e antidrogës në Vlorë

44
0
Shares

Apeli i Posaçëm ka lënë në burg ish shefin e antidrogës në Vlorë dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Posaçme GJKKO.

”Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga gjyqtarët Astrit Kalaja (kryesues), Valbona Vata (anëtare) dhe Valbon Çekrezi (anëtar), sot mëdatë 23.09.2022 shpalli vendimin  lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 41 akti, datë 27.04.2022, në ngarkim të ankuesit/të pandehurit Gj.K., me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 74, datë 01.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës sëParë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka deklaruar fajtor të pandehurin Gj.K., për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”,parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal parashikuar nga neni 334/1 të Kodit Penal, dhe vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 74, datë 01.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet më vendimin e Apelit të Posaçëm.

Gjergj Kohila, ish shefi i antidrogës në Vlorë është dënuar sot nga Gjykata Speciale GJKKO, me 12 vite burg dhe pas gjykimit të shkurtuar me 8 vite burg.

Ai akuzohet për trafik lëndësh narkotike ndërkohë që policia ende nuk e ka kapur atë.
Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-zyrtarin e Policisë, Gjergj Kohila. Ai ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ka kërkuar 8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY