Sondazhi i IDM Albania/ 83.7 % e shqiptarëve e konsiderojnë qeverinë si...

Sondazhi i IDM Albania/ 83.7 % e shqiptarëve e konsiderojnë qeverinë si të korruptuar, PD bën një thirrje

47
0
Shares

83.7 % e shqiptarëve e konsiderojnë qeverinë si të korruptuar ndërsa 73% ndihen të pasigurt për shkak të rritjes së kriminalitetit në vend, janë disa nga gjetjet e sondazhit nga IDM, Albania.

Ato e kanë nxitur PD të bëjë thirrje për denoncimin e çdo abuzimi.

Deklaratë e anëtares së Këshillit Kombëtar, Rudina Hajdari:

Sondazhi i Institutit IDM Albania, konfirmon se shumica e qytetarëve shqiptarë e konsiderojnë këtë qeveri si të zhytur në korrupsion.

Një nga gjetjet kryesore të këtij sondazhi, të zhvilluar nga profesionistë dhe mbështetur nga partnerë ndërkombëtarë është: 83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që 83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje po të tillë.

Pra 83.7 % e shqiptarëve e konsiderojnë qeverinë si të korruptuar dhe nuk ka se si të jetë ndryshe.

Teksa shqiptari mesatar është duke u përpjekur të mbyllë muajin, mes çmimeve të rritura të mallrave, ushqimeve dhe shërbimeve, dhe pagave me të ulëta në rajon, qeveria e Edi Ramës vazhdon të paguajë miliona euro për Incineratoret që nuk ekzistojnë, për koncesione te cilat nuk i japin asnjë shërbim qytetarit; vazhdon të shpenzojë para të buxhetit për luksin dhe tekat e Kryeministrit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarëve u duhet edhe te paguajnë ryshfet për shërbimet që ofron qeveria e te cilat u takojnë me ligj, siç e konfirmon edhe sondazhi.

Pasigurisë nga korruptimi qeveritar i shtohet edhe pasiguria nga krimi. Siç zbulon sondazhi 73 përqind e shqiptarëve ndihen të pasigurt për shkak të rritjes së kriminalitetit në vend. Kjo pasiguri e dyfishtë është edhe shkaktari kryesor i shpopullimit të vendit.

Partia Demokratike angazhohet të përdorë të gjitha mekanizmat ligjor për tu bërë mburojë e qytetarëve, të cilët sot po vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe korrupsionit, edhe i bën thirrje çdo qytetari shqiptar që të bashkohet me ne, duke denoncuar abuzimet dhe marrë pjesë në protestat popullore me synim shpëtimin e vendit nga kjo klikë skandaloze. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY