Cfarë shkruhet në dosjen e prokurorisë për zhdukjen e Ervis Martinit

Cfarë shkruhet në dosjen e prokurorisë për zhdukjen e Ervis Martinit

57
0
Shares

Është publikuar sot një pjesë e hetimit te prokurorisë sipas te cilit dyshohet në vrasjen e Ervis Martinajt.

Dokumenti I publikuar sot nga lapsi.al shkruan se Martinaj është rrëmbyer dhe është vrarë nga persona të paidentifikuar, pasi u fut në kurth nga një femër.

“Më datë 10.08.2022 shërbimet e policise giyqesore te DVP Lezhe, dhe të Komisariatit te Policise Kurbin, kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues ne Fushë- Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij, pasi është tradhëtuar e nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi.

Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se shtetasi Ervis Martinaj, mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë, nga persona të paidentifikuar” shkruan prokurori në dosjen, ku përmend edhe denoncimin e familjarëve.

Në vijim prokuroria ka në dosje edhe dëshminë e të atit Mustafë Martinaj dhe xhxhait të tij.

“Shprehet se dyshon se zhdukja e tij ka lidhje me grupe kriminale dhe individe qe i ka perfshire Dumani, ku ne kete histori eshte edhe Indrit Dokle, i cili mund te kene organizuar gjithcka lidhur me zhdukjen e nipit, Ervis Martinaj. Në vijim ne lidhje me kallzimin ne fjale eshte pyetur edhe vete babai i Ervisit, shtetasi Mustafe Martinaj.

Ai ka deklaruar se per here te fundit me djalin ka kontaktuar nje njeriu i tij i afert, ne oren 19.30 te adtes 09.08.2022. Pas kesaj ore ai nuk ka qene ne linje. Zhdukja e tij sipas mendimit te tij, i takon ores 19.30 deri ne oren 22.00 te dates 09.08.2022. Deklaron se nuk ka dijeni per vendin dhe njerezit ge kane marre pjese dhe se ku. I afermi qe ka kontaktuar djali i tij, nuk ndodhet ne Shqiperi dhe me sa ka dijeni djali nuk ka numer shqiptar.

Thekson se zanafilla e kesaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit ne kerkim per krime te trilluara nga Dumani. Sqaroj se nderprerjen e komunikimit dhe te zhdukjes se djalit time kam marre vesh nga i afermi im i cili jeton jashte shtetit. Shprehet se dyshon se Ervisit mund ti kete ndodhur dicka e keqe nga grupe kriminale” thuhet në dosje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY