Kryetari i LSI, Ilir Meta duke përsëritur qëndrimin e forcës që drejton për konsensus lidhur me ligjet e Reformës, shprehu bindjen se opozita ka vullnetin për të, por nëse për cështjet thelbësore nuk jep konsensusin, do të jetë përgjegjësi e saj.
Në një deklaratë për median, nga Kryesia e Kuvendit, ndërkohë që Komisioni për Reformën zhvillon mbledhjen e radhës, Meta bëri me dije se pritet të njihet me pretendimet e opozitës.
“Ne presim të përfundojë takimi, të shohim diferencat, sa larg konsensusit jemi dhe për cfarë cështjesh, që të kemi mundësi të mbledhim Konferencën e Kryetarëve, apo të diskutojme me kryetarët e grupeve”- tha ai.
Pyetur për shumicën e cilësuar të maxhorancës, nëse opozita nuk jep konsensusin, Meta deklaroi:
“Nuk besoj se opozita të bllokojë qëllimshëm konsensusin, e rëndësishme është të mos cenohet ecuria e procesit. PD apo opozita mund të ndjekë rrugë të tjera për të kontestuar ligjet, tani që kemi Kushtetutën e re, mund t’i drejtohet Kushtetueses, apo Venecias, por nëse nuk jep konsesusin do të jetë përgjegjsi e PD. Megjithatë është herët për paragjykime, duhet të jemi të qetë të shohim dallimet, për ne opinionet e Bruksesit janë të rëndësishme. Konsensusi, si klimë e përgjegjshme politike për të garantuar pavarësinë e institucioneve të reja të drejtësisë dhe e dyta monitorimi ndërkombëtar”- tha ai.
Sa për zgjedhjet lokale në Dibër, Meta ka kërkuar që ato të trajtohen për rëndësinë që kanë, pra si zgjedhje vendore. Ai ka pranuar se LSI ka pakt me PS për zgjedhjet në Dibër dhe do i qëndrojë marrëveshjes.
“Zgjedhjet në Dibër s’janë temë kombëtare, janë zgjedhje aksidentale, e duhet të tratohen si të tilla, lokale nga gjithë palët, të bëhen të qeta, të lira, të ndershme. Dega lokale e LSI ka pasur e ka marrëveshjet e saj me degën lokale të PS dhe duhet të ecë e ti qëndrojë atyre”, tha Meta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/