Emisioni “Nën shënjestër” në News 24 e gazetares Klodiana Lala, publikoi sonte pamjet e automjetit të blinduar me të cilin dyshohet se se ka lëvizur për herë të fundit i shumëkërkuari Ervis Martinaj.
Makina është sekuestruar pranë një karburanti në Rrugën e Kombit dhe dyshohet se ai po udhëtonte drejt Kosovës. Ende nuk ka asnjë të dhënë se çfarë u gjend në brendësi të këtij automjeti.
Ervis Martinaj është zhdukur në mënyrë misterioze prej një muaji.
“Në shënjestër” publikoi se hetimi për zhdukjen e Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga një burim konfidencial, i cili rrëfente se i shumëkërkuari ishte rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët.
Në dosje thuhet se Martinaj është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur. Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve të mitur. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/