HOHMANN/ Ambasadorja e BE në Tiranë alarmon: Çfarë ndodh nëse qeveria ia...

HOHMANN/ Ambasadorja e BE në Tiranë alarmon: Çfarë ndodh nëse qeveria ia kalon këto ligje

57
0
Shares

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, është e qartë kur thotë per Vizion Plus se qeveria shqiptare dhe mazhoranca nuk duhet të cënojnë ligjet mbi të cilat funksionon Bashkimi Evropian ndërsa kanë hartuar disa të tilla.

Janë disa nisma ligjore, si pasaportat e arta, amnistia fiskale apo legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore, për të cilat qeveria ka përgaditur draftet.

Deklarata e Hohman në vizion plus:

Është shumë e rëndësishme, kemi korpusin e legjislacionit, dhe sigurisht ne presim që të mos kalohet asnjë ligj që e shkel këtë korpus ligjor të BE-së.

Ky është një fakt dhe tjetri, siç e thashë më parë, është që shtetet anëtare të BE-së po e ndjekin me shumë kujdes gjithë zhvillimin në vend dhe nëse keni nisma ligjore që nuk përqendrohen tek përafrimi me korpusin ligjor të BE-së, por shkojnë në drejtim të kundërt, atëherë kjo do të ndryshojë edhe përshtypjen për vendin.

Është çështje besimi dhe perceptimi, në kuptimin që a është drejtuar jeta politike në vend 100% drejt përafrimit me Bashkimin Evropian, çka do të thotë që pritshmëritë për çdo veprim të ndërmarrë do të shkojnë në këtë drejtim apo ka edhe veprime të tjera që lënë vend për të ngritur pyetje. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY