Policia shqiptare ende nuk Ka një përgjigje për fatin e Ervis Martinaj, babait të 4 fëmijëve të mitur, biznesmenit të lojrave të fatit personit që po kërkohej nga SPAK.
Kryeministri Edi Rama ka thënënse së shpejti do të ketë një përgjigje por duhet mbështetur në prova pa saktësuar nëse i shumëkërkuari e ka inskenuar ngjarjen apo është rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët e shumtë.
Sot në emisionin “Në shënjestër” të gazetares Klodiana Lala janë publikuar për herë të parë dëshmi të familjarëve të Martinajt dhe babait të tij dhënë prokurorisë.
Dëshmitë e familjarëve te Ervis Martinaj:
Xhaxhai Faik Martinaj, nuk dha ndonjë të dhënë tjetër me rëndësi për grupin hetues. Megjithatë për zhdukjen e nipit të tij prokurorët morën në pyetje familjarët, thujet në emision publikuar nga BW.
I pari që u mor në pyetje ishte, Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj. Ky i fundit dëshmoi, se i kishte humbur kontaktet me të birin, natën kur në telefonin e vëllait të tij Faikut, kishte mbërritur mesazhi nga Dubai, nga miku që u donte të mirën.
Por babai i Ervis Martinaj, nuk thotë në dëshminë e tij, se në ç’mënyrë i mbante kontaktet me të birin, e shpallur në kërkim.
Ai akuzon në dëshminë e tij në polici, Endrit Doklen dhe Nuredin Dumanin, për zhdukjen e të birit.
“Herën e fundit me Ervisin ka kontaktuar një njeri i afërt. Kontaktet me djalin i kam humbur më datë 9 gusht ora 19:30. Pas kësaj ore, ai nuk ka qenë në linjë. Zhdukja e tij sipas mendimit tim i takon orës 19:30 deri në orën 22:00 të datës 9 gusht 2022.
Nuk kam asnjë dijeni për vendin dhe njerëzit që kanë marrë pjesë në rrëmbimin e tij. I afërmi që ka kontaktuar djalin nuk ndodhet në Shqipëri. Mesa kam dijeni Ervisi nuk ka numër shqiptar.
Zanafilla e kësaj ngjarje lidhet me shpalljen e Ervisit në kërkim për krime të trilluara nga Dumani. Sqaroj se ndërprerjen e komunikimit dhe të zhdukjes së djalit i kam marrë vesh nga i afërmi imi i cili jeton jashtë shtetit. Dyshoj se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale”.
Por ndërsa familjarët e Ervis Martinaj, nuk japin më shumë shpjegime për jetën që bënte kohët e fundit, i afërmi i tyre, gjuetia e grupit hetues në kërkim të Ervis Martinaj, solli zbulime interesante mbi jetën e tij në arrati. /BW
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/