Protesta në Rusi kundër mobilizimit të pjesshëm të urdhëruar nga Putin

Protesta në Rusi kundër mobilizimit të pjesshëm të urdhëruar nga Putin

41
0
Shares

Protesta në Rusi kundër mobilizimit të pjesshëm të popullsisë ruse për luftë.

Putin ka nënshkruar një dekret për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi.

Mbi 100 persona raportohet se janë arrestuar gjatë protestave, që nga autoritetet cilësohen tubime të paligjshme.

Në mediet sociale u shpërndanë imazhet e grupeve të vogla të protestuesve që mbanin tabela për të kundërshtuar urdhrat e Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm.

Njoftimi vjen në kohën kur pushtimi i Ukrainës, me urdhër të tij, është në muajin e shtatë. Putin, po ashtu, paralajmëroi Perëndimin se Rusia do t’i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj dhe tha se “ky nuk është një mashtrim”.

Një ditë më herët, rajonet e pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore dhe jugore shpallën planet për të mbajtur referendume për bashkim me Rusinë. Referendumet, të cilat pritej të zhvilloheshin që në muajt e parë të luftës, do të fillojnë më 23 shtator në rajonet Luhansk e Kherson, si dhe në Zaporizhja e Donjesk. Dy të fundit kontrollohen pjesërisht nga Rusia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY