E rëndë në Kavajë, 2 të rinj rrëmbejnë 17 vjeçaren, e mbyllin...

E rëndë në Kavajë, 2 të rinj rrëmbejnë 17 vjeçaren, e mbyllin në një objekt të frikshëm

69
0
Shares
Arrest

Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë në Kavajë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas që i hoqën lirinë një shtetaseje dhe ushtruan dhunë ndaj saj.

Janë arrestuar në flagrancë, në një kohë rekord, shtetasit:

– A. D., 23 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim;

– A. H., 18 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, i kanë hequr lirinë një shtetaseje 17 vjeçe, duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim, si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti). r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY