Është rritur çmimi i bukës në vendet e Evropës po rekord mban...

Është rritur çmimi i bukës në vendet e Evropës po rekord mban Shqipëria

35
0
Shares

Disa media shqiptare transmetuan sot të dhëna nga Eurostat ku tregojnë se në Gusht, çmimi i bukës ishte 18% më i shtrenjtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me çmimet më të rrituta qëndron Hungaria vend në të cilin buka u shtrenjtua me 66%.

Pasojnë vendet baltike, Polonia, Kroacia e Sllovakia, ku çmimi u rrit me më shumë se 30%. Këto vende kanë pasur edhe varësinë më të madhe mielli i importuar nga Rusia dhe Ukraina.

Ndërkaq vendi me rritjen më të lartë të cmimit të bukës është Shqipëria. Krahasuar me një vit më parë buka e misrit u rrit me 100% ndërsa krahasuar me prillin e këtij biti afro 30%. Në disa dyqane buka e misrit shitet me 180 lekë të reja nga 50, 60 apo 100 lekë të reja që shitej në mars të 2022.

Të njëjtën rritje ka pësuar edhe buka e grurit por me një përqindje pak më të vogël. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY