Sekretari i Pergjithshem i PD Flamur Noka ne Komisionin e Sigurise u përfshi në një debat me ministren e Shtetit, Elisa Spiropali.
“A kanë përgjegjësi sipas jush kompanitë që janë paguar për ndërtimin, administrimin dhe mbrojtjen kibernetike të sistemit dixhital në qeverinë e Shqipërisë?
A mban kush përgjegjësi në këtë shtet për tenderat sekret në vlerën e 195 milionë euro të bëra ndërkohë që efekti i pagesës dhe tenderave sekret që keni paguar ishte zero. A ka kush përgjegjësi? Sepse e kaluat çështjen e të dhënave që nxorët tek patronazhistët dhe askush nuk u ndje përgjegjës.
Të paktën sot që ne dolëm si shtet të zbuluar përballë terrorizmit kibernetik të Iranit, a ka kush përgjegjësi?”, ishin pyetjet e Nokës.
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço detyrohet të mbyllë mbledhjen pasi ministrja Elisa Spiropali nuk mundi t’i përgjigjej pyetjeve të opozitës dhe diskutimeve të tyre. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/