Në pranga një person në Sarandë për shkak të zhytëses angleze që...

Në pranga një person në Sarandë për shkak të zhytëses angleze që humbi jetën

85
0
Shares

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 45 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, gjatë ekspeditës së zhytjes, me përgjegjës këtë shtetas, është mbytur shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi R. Ç., 54 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident me dëme materiale, si dhe ka tentuar të largohet nga vendi i aksidentit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY