Presidenti Nishani kontakton familjarët e Marnikollit

Presidenti Nishani kontakton familjarët e Marnikollit

43
0
Shares

Një zyrtar i lartë i Presidencës shqiptare ka kontaktuar dhe marrë takim me familjarë të të ndjerit ku ka përcjellë ngushëllimet më të ndjera të Kreut të Shtetit për humbjen e jetës së të dashurit të tyre.

Presidenti i Republikës ka ndjekur me shqetësim informacionet e përcjella nga media rreth ngjarjes ku ka humbur jetën në Athinë, Greqi qytetari shqiptar Pëllumb Marnikolli

Në këtë takim, familjarët e të ndjerit kanë informuar mbi dijeninë e tyre rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në një komisariat të policisë në Athinë dhe kanë kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarje.

Në këtë kontekst, përfaqësuesi i Kabinetit shprehu angazhimin institucional të Kreut të Shtetit për të ndjekur me seriozitet dhe në vijimësi hetimin e kësaj çështje pranë autoriteteve përkatëse.

Presidenti i Republikës do të thërrasë në takim pune Prokurorin e Përgjithshëm dhe Ministrin e Drejtësisë për t’u informuar rreth hapave të ndërmarrë dhe për ndjekjen deri në zbardhjen e të vërtetës me transparencë për këtë ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY