Vendi i vrasjes
Policia e Shkodrës ka përshkruar rrethanat e ekzekutimit të 19 vjeçarit Erjon Xhenjo.
Xhenjo ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme brenda një lokali në Shkodër, bulevardin “Bujar Bishanaku”.
Autorët e atentatit kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me motoçikletë. Mjeti i gjet në flakë pak më vonë nga policia si dhe një pistoletë që dyshohet se u përdor në atentat.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 në ndërsa ende nuk dihen arsyet.
Detajet e vrasjes:
Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.
Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/