PD hap dyert dhe Foltoren, për të gjithë qytetarët që duan të...

PD hap dyert dhe Foltoren, për të gjithë qytetarët që duan të denoncojnë abuzimin e pushtetit

49
0
Shares

PD hap dyert dhe Foltoren, për të gjithë qytetarët që duan të denoncojnë abuzimin e pushtetit politik. “Na shkruani, na telefoni, ejani në seli”, tha sot Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun, Jola Hysaj.

“Partia Demokratike do të vazhdojë të ftojë dhe të hapë dyert dhe Foltoren, për të gjithë ata qytetarë që duan të reagojnë dhe të ngrenë zërin.

Si ata që kanë një thirrje publike për të bërë,
Ashtu dhe ata që duan të denoncojnë një abuzim të pushtetit politik;

Si ata që duan të ngrenë krye ndaj një padrejtësie,
ashtu dhe ata që nëpërkëmben në labirintet dhe vonesat e drejtësisë”, tha Hysaj.

Ftesa:
Partia Demokratike i fton të gjithë në këtë Foltore, që do të jetë nga sot Foltorja Jote.

Na shkruani, na telefoni, ejani në seli.

Është një krizë politike, shoqërore dhe ekonomike, barrën e së cilës mund ta mbajmë vetëm së bashku!

Partia Demokratike, me anë të këtij akti ju fton dhe ju thotë:

Jemi këtu për t’i dalë Zot Shqipërisë! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY