Belind Këlliçi në SHBA, takime me kongresmenë e politikanë të tjerë: Vëmendje...

Belind Këlliçi në SHBA, takime me kongresmenë e politikanë të tjerë: Vëmendje për të parë realitetin të padeformuar nga faktorë të tjerë

73
0
Shares

Deputeri i PD, Belind Këlliçi kreu një vizitë në Kongresin Amerikan në Washington.

Gjatë qëndrimit në SHBA ai ka pasur takime me një numër kongresmenësh dhe politikanësh amerikanë.

“Kënaqësi e privilegj të isha i ftuar në Capitol Hill në Uashington DC, ku pata mundësinë të takoj Kongresmenë dhe përfaqësues të shquar të politikës amerikane, që e duan Shqipërinë dhe çmojnë partneritetin me Partinë Demokratike. U ndjeva i nderuar nga mikpritja dhe dashamirësia e miqve tanë Amerikanë, të cilët kishin një vlerësim maksimal për Partinë Demokratike dhe rolin e saj në forcimin e partneritetit midis vendeve tona”, deklaron Këlliçi.

Pjesë nga postimi i Këlliçit:

I jam mirënjohës për kohën dhe vëmendjen e tyre Anëtarëve të Kongresit Amerikan:

Tim Walberg, Republikan – Miçigan
Robert Aderholt, Republikan – Alabama
Jeff Duncan, Republikan – Karolina e Jugut
John Moolenaar, Republikan – Miçigan
Louie Gohmert, Republikan – Teksas
Nicole Malliotakis, Republikane – Nju Jork
Gus Bilirakis, Republikan – Florida
Joe Wilson, Republikan – Karolina e Jugut
Morgan Griffith, Republikan – Virxhinia
Mark Green, Republikan – Tenesi
Brian Fitzpatrick, Republikan – Pensilvani
Michael McCaul, Republikan – Teksas
Lucy McBath, Demokrate – Xhorxhia
Conor Lamb, Demokrat – Pensilvani

si dhe ish Kongresmenëve Lincoln Davis, demokrat i Tenesi dhe Patrick Murphy, demokrat Pensilvani, ish zv. Sekretar i Ushtrisë Amerikane dhe veterani i parë i luftës në Irak, i zgjedhur si Anëtar i Kongresit.

Në takime të veçanta me secilin nga miqtë e Shqipërisë, ndamë shqetësimin për gjendjen e demokracisë tek ne, për rritjen e autokracisë, arbitraritetit të qeverisë dhe përkeqësimin e standardeve të lirisë dhe të drejtave të njeriut. Korrupsioni në Shqipëri është i papranueshëm dhe një çështje që duhet marrë shumë seriozisht.

I sigurova miqtë tanë se Partia Demokratike është e angazhuar në betejë për ruajtjen e demokracisë dhe vlerave të lirisë, si aseti më i madh publik në një vend me orientim e vokacion pro-Perëndimor dhe se Partia Demokratike ka qenë në 32 vitet e fundit dhe do mbetet edhe në 100 vitet e ardhshme promotor kryesor i miqësisë dhe bashkëpunimit të Shqipërisë me SHBA.

Patëm dakordësinë se qëndrimet e vërteta dhe transparente të miqve dhe partnerëve amerikanë dhe europianë do ta ndihmojnë Shqipërinë për daljen nga udhëkryqi.

Kapja e drejtësisë nga qeveria përmes një reforme të njëanshme dhe me axhendë, nuk i shërben qytetarëve dhe interesit publik. Qëndrimet e sponsorizuara pro-qeveritare të disa zyrtarëve nuk ndihmojnë, përkundrazi thellojnë krizën. Në këto kushte, mora mbështetjen e miqve tanë se një opozitë e fortë, e pakapur dhe që lufton çdo ditë kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit, është rruga më e mirë për t’i shërbyer vendit dhe marrëdhënieve jetike që kemi me partnerin e çmuar e strategjik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, mora garancinë se vëmendja ndaj zhvillimeve në Shqipëri, do të rritet nga ana e tyre, si dhe përpjekjet për të parë realitetin në sy, ashtu siç është, të padeformuar nga asnjë faktor i ndryshëm. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY