Ia vranë të birin duke punuar dhe më pas gjykata e Tiranës i dënoi sikur të kishin vrarë një dele.
Një 63-vjeçar në Mallakastër Batjan Çelaj, vrau veten me fostoksinë.
Ai është babai i Indrit Çelajt, tekniku i kondicionierëve, i cili u vra nga vellezerit Griseldo dhe Albano Kusi, në 22 gusht të vitit 2019 në Tiranë pas një konflikti për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionierit.
Asokohe u raportua se i ndjeri Indrit Çelaj kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve Albano dhe Griseldo, për instalimin e rrjetit të kondicionerit.
Por pas një konflikti të çastit, Griseldo Kusi e qëlloi Çelajn me plumb në kokë, duke i marrë jetën.
Pas këtij krimi gjykata e Tiranës, dënoi me 12 vite burg Griseldo Kusin dhe me 2 vite burg vëllain e tij, Albano Kusi.
“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi.
E kam marrë vesh nga gazetat. Çuni është vrarë në 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Çunin e kishte marrë policia.
Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm.
Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re”, rrëfeu atëherë Batjan Çelaj për vrasjen e të birit. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/