Një foto është shkrepur në datën 2 tetor të vitit 2020 ku shfaqen, tre persona, duke dalë nga një takim në kryeministri publikuar nga dosja.al azë ditë, sot nuk ngjan të jezë kaq e zakonshme.
Personi i gjatë në anën e djathtë të ekranit është; ish-deputeti gjerman i CDU-CSU, Mark Haupman. Ai në mes është Luftar Hysa, që autoritetet meksikane e etiketojnë si ortak të kartelit të Sinaloas, ndërsa majtas është Besnik Lulaj, pronari i Marina Bay në Vlorë, ka identifikuar mcn tv në një shkrim të saj publikuar sot pasdite.
Disa ditë më parë, gazeta meksikane “El Universal” zbardhi një raport të autoriteteve antitrafik të Meksikës, ku thuhej se karteli i Sinaloas ka lidhur aleancë me mafien shqiptare dhe është duke pastruar masivisht para në Shqipëri. Sipas autoriteteve meksikane, lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa.
Të panjohur deri më sot për publikun e gjerë, me sa duket ortakët e kartelit të Sinaloas nuk janë të panjohur për qeverinë, raporton Mcn tv. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/