Në bagazhin e autobusit nga Greqia edhe 37 goma makinash

Në bagazhin e autobusit nga Greqia edhe 37 goma makinash

48
0
Shares

Vihet në pranga në Gjirokastër drejtuesi i autobusit, i cili transportoi mallrat kontrabanduara, nga Greqia për në Shqipëri.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, policët organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E. G., 37 vjeç, banues në Fier.

Në hyrje të RSH-së, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, shërbimet e Policisë kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një autobus të linjës Athinë-Tiranë, me drejtues shtetasin E. G.

Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e autobusit u gjetën mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale (37 goma makinash, 200 litra vaj makinash, 5 thasë me konfeksione, 20 pako cigare, 2 kuti me medikamente mjekësore, etj), të cilat ishin të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY