Rikthehet debati për mandatin e Olta Xhaçkës, pas 2 javësh raporti

Rikthehet debati për mandatin e Olta Xhaçkës, pas 2 javësh raporti

46
0
Shares

Këshilli i Mandateve vendosi sot për një raport që do jetë gati pas dy javësh në lidhje me kërkesën për heqjen e mandatit të deputetes, Olta Xhaçka.

2 relatorë do punojnë së bashku për përgatitjen e raportit.

Deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se mazhoranca ka pasur kohë mjaftueshëm për t’u njohur me të gjitha materialet ku argumentohet se ministrja Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave ku përfitojnë të afërm të saj.

Bëhet fjalë për një resort turistik në bregdetin e Himarës për të cilin dha leje në cilësinë e investitorit strategjik. Resorti është në emër të kunatës por besohet se i shoqi i saj është përfituesi.

Përfshirjen në politikë, Olta Xhaçka e nisi në vitin 2009 si deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës.

Në mars të 2017-ës, asaj iu besua drejtimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post të cilin e mbajti vetëm 5 muaj.

Po në të njëjtin vit mori drejtimin e një tjetër ministrie, atë të Mbrojtjes duke zëvendësuar Mimi Kodhelin. Detyrën në krye të Mbrojtjes, Xhaçka e mbajti deri në janar të këtij viti.

Në fillim të vitit 2021, Xhaçkës iu besua një tjetër post ministror, ai i Ministrisë së Jashtme, ku zëvendësoi Gent Cakajn.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY